Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër dhe fotografi e rreme

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Tërmeti godet shtetin Shqipëtar, epiqendra 30 km larg kryeqytetit”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, rezulton se ky lajm të jetë i vjetër, ku bëhet fjalë për tërmetin që ndodhi në Shqipëri me datën 26 shkurt 2020. Gjithashtu, edhe fotografia e cila ilustron këtë lajm, del të jetë jo autentike.

Teksti i artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

Tërmeti godet shtetin Shqipëtar, epiqendra 30 km larg kryeqytetit

Tërmeti godet Shqipërinë, epiqendra 30 kilometra larg Tiranës

Një tërmet i lehtë me magnitudë 3 i shkallës rihter sapo ka rënë në Shijak.

Epiqendra ka qenë 14 kilometra larg Shijakut, 31 kilometra larg Tiranës dhe është ndjerë pak edhe në kryeqytet. / Hap Pamjet Ekskluzive pasi ta tejkalosh marketingun

Vegëza e artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

https://specialja.com/2020/11/12/termeti-godet-shtetin-shqipetar-epiqendra-30-km-larg-kryeqytetit/?fbclid=IwAR1ag5fE934po7tjvnaaot6ZtCxkIYtIAmtuPfNpwkSCXI92l10-cJtAMKI

Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://klankosova.tv/termet-i-vogel-ne-shijak-lekundjet-ndjehen-ne-tirane3/


Portali i dyshimtë “Specialja.com” në këtë artikull ka përdorur një fotografi, e cila nuk ka të bëjë asgjë me tërmetin në Shqipëri, pasi në të gjendet një ndërtesë e rrënuar nga tërmeti i ndodhur në Tajvan me 7 shkurt të vitit 2018.

Më poshtë mund të shihni artikullin me fotografinë origjinale:

http://www.tibetanjournal.com/earthquake-topples-many-buildings-taiwan/


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “Specialja.com” është lajm i vjetër, i cili qëllimshëm është ri-postuar për të tërhequr lexuesin. Gjithashtu, edhe fotografia e përdorur bën që ky artikull të klikohet dhe lexohet më shumë. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere