[email protected]
Në VV nuk u anëtarësua ish-kryetari i partisë Fjala
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Albin Kurti i jep pozitë shumë të rëndësishme pasi rreshtohet në VV ish kryetari i partis FJALA”.

Ky arikull posedon titull të rremë si dhe fotografi të gabuar, që nuk korrespodojnë me përmbajtje. Përderisa përmes titullit dhe fotografisë pretendohet të dezinformohet publiku, duke publikuar një mashtrim se gjoja kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka aderuar në Vetëvendosje, duke marr një pozitë udhëheqëse në këtë subjekt politik, në përmbajtje jepet lajmi i vërtetë, për anëtarësimin ish-kryetarit të degës së Partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku, i cili është bërë zyrtarisht pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Teksti i artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

Albin Kurti i jep pozitë shumë të rëndësishme pasi rreshtohet në VV ish kryetari i partis FJALA

Ish-kryetari i degës së Partisë Fjala është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Maloku përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka bërë të ditur më 25 tetor që ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Partisë Fjala, e arsyeja sipas tij është që ka një kohë që është pasiv në aktivitetin politik. / Hap Pamjet Ekskluzive pasi ta tejkalosh marketingun

Vegëza e artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

https://specialja.com/2020/11/15/albin-kurti-i-jep-pozite-shume-te-rendesishme-pasi-rreshtohet-ne-vv-ish-kryetari-i-partis-fjala/?fbclid=IwAR0BL4N8-KLJzSh01Wf0tyFYRB0bHuFMksqheOVvglS8BUKXRy7a7K9zd8I


Artikulli i Specialja.com është ndërtuar bazuar në njoftimin e Malokut të bërë përmes profilit të tij në Facebook. Zyrtarizmi i këtij anëtarësimi u bë gjatë një takimi mes Malokut, kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe kandidati të këtij subjekti politik për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Vegëza e postimit të Malokut në rrjetin social Facebook:

https://www.facebook.com/Xh.Mal0ku/posts/829501894534068


Analiza:

Shkrimi i “Specialja.com” ka përdorur qëllimshëm titull të rremë dhe fotografi të gabuar, në mënyrë që të tërheqë lexuesit të klikojnë në artikull. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others