Të fundit | Vuçiq nuk është arrestuar Të fundit | Masat e disa shteteve për situata të mundshme emergjente ndërlidhen pa bazë… Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi
[ ARTIKULLI ]

As titulli e as fotografia nuk qartësojnë se ngjarja ka ndodhur në Turqi

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një artikull i titulluar “Gjendet e vdekur në një thes vajza e zhdukur”.

Kjo përmbajtje është publikuar sot (9 shtator) në mediumin online në gjuhën shqipe “kosova-sot.info”.

Çka nuk shkon me artikullin?

Vendndodhja e lajmit bëhet e ditur vetëm në hyrje të artikullit kur thuhet se “Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Turqi…”.

Pse trajtohet ky artikull?

Portali që ka publikuar tekstin është i regjistruar në Kosovë (këtu) dhe ka shumicën e lexuesve shqipfolës (këtu), andaj edhe mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja, mund të bëjë që audienca të mendojë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “kosova-sot.info”:

https://archive.is/B2QuQ


Për të vërtetuar se ngjarja ka ndodhur në Turqi, hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur artikuj nga mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë raportuar dhe kanë konfirmuar atë që ndodhi në provincën Dijarbakır, në juglindje të Turqisë (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Lajmi për gjetjen e trupit të pajetë të një vajze 8-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej 19 ditësh, është i saktë. Por, titulli i artikullit të trajtuar e as fotografia nuk e bëjnë të qartë se lajmi ka ndodhur në Turqi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere