Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka mbështetje faktike për pretendimin se ekziston një listë për arrestim brutal të serbëve për Vidovdan

FESTIM RIZANAJ

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull sot (26/06/2023) me përmbajte që ngritë pretendimin e pabazuar se, siç thuhet, “Prishtina kishte përgatitur arrestime masive dhe brutale të serbëve në ditën e Vidovdanit në Gazimestan”.

Pretendimi bazohet në frazimin “siç mëson Novosti”, ku sipas tyre, me urdhër të regjimit në Prishtinë, Policia e Kosovës ka planifikuar të torturojë vizitorët për Vidovdan në Gazimestan, ku dhe janë vendosur kamera.

Përveç frazimit “siç mëson Novosti”, që lë të kuptohet që është burim i informacioni i këtij mediumi, ndonëse i pa specifikuar, nuk ofrohet ndonjë fakt apo fotografi tjetër kredibile për pretendimin e bërë.

Vegëza e artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1252588/pristina-planirala-vidovdan-jos-masovnije-brutalnije-hapsi-srbe-kamere-postavljene-gazimestanu

https://www.alo.rs/vesti/kim/775545/pristina-planirala-masovnije-i-brutalnije-hapsenje-srba-na-vidovdan-kamere-postavljene-na-gazimestanu-citav-prostor-ozvucen/vest

https://informer.rs/vesti/politika/806162/gazimestan-pristina-hapsenje

Pjesë të artikullit të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

Sic mwson “Novosti”, me urdhër të regjimit në Prishtinë, anëtarët e të ashtuquajturit i Policisë së Kosovës ka planifikuar të torturojë vizitorët për Vidovdan në Gazimestan, ku është alarmuar e gjithë zona dhe janë vendosur kamera. Plani ishte një arrestim shumë më brutal dhe masiv i serbëve, i cili ndodh çdo vit në festën e Vidovdanit në Gazimestan.


Pretendimi për planifikim të “arrestimit të serbëve në mënyrë brutale dhe masive në Vidovdan” bazohet vetëm në frazimin “siç mëson Novosti” duke mos e specifikuar burimin dhe ofruar informacione shtesë për ta mbështetur pretendimin.

Përkundër faktit se pretendohet se janë vendosur kamerat në Gazimestan, nuk ofrohen fotografi nga vendi ku shihen kamerat e vendosura për të cilat pretendohet.

Për më tepër, Policia e Kosovës nuk e ka bërë publik ndonjë plan të sigurisë së ofruar në ditën e Vidovdanit në Gazimestan.


Analiza:

Nuk ofrohen fakte për ekzistimin e një plani për arrestim masiv dhe brutal të serbëve në ditën e Vidovdanit në Gazimestan.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere