[email protected]
Pretendim i rremë se CIA paralajmëron ardhjen e mbi 500 trupave të Wagnerit në Kosovë
shape
shape
shape

Është publikuar një video-material nga një llogari në TikTok me emër “Babajaga454” dje (20 nëntor) me pretendimin se Agjencia Qendrore e Inteligjencës “CIA”, ka paralajmëruar se me 3 dhjetor në Kosovë do të hynë mbi 500 trupa të Wagnerit që do të sulmojnë policinë dhe popullsinë e Kosovës.

Por që pretendimi i paraqitur në këtë video-material, pas hulumtimeve të kryera nga hibrid.info, rezulton të jetë i pa vërtetë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Tik-Tok, nga llogaria “Babajaga454”:

https://www.tiktok.com/@babajaga454/video/7303602295873342752


Ndonëse pretendimi i mësipërm nuk mund të provohet, pasi që qasja në dokumentet e klasifikuara të kësaj agjencie nuk është e mundur pa autorizimin e CIA-s, hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur të dhëna për Kosovën, të cilat janë të hapura e të publikuara në ueb-faqen e CIA-s. (shih këtu).

Në të dhënat e hapura të dedikuara për Kosovën, në këtë ueb-faqe nuk janë përfshirë të tilla që tregojnë për situatën e sigurisë në Kosovë, të cilat do të mund të argumentonin pretendimin e dhënë nga llogaria “Babajaga454”.

Edhe përkundër hulumtimit të thellë përmes platformave digjitale (makina kërkimi, media sociale), hibrid.info nuk ka arritur të gjejë material të njëjtë apo të ngjashëm, të publikuar nga ndonjë burim kredibil.

Duke e pyetur makinën online të kërkimit “Google”, për pretendimin e njëjtë të shkruar në gjuhën shqipe, nuk është dhënë asnjë rezultat sa i përket kësaj teme. (këtu)

Edhe gjatë kërkimit në makinën online të kërkimit “Google”, për përmbajtjen e njëjtë në gjuhën angleze, nuk është gjetur asnjë artikull i ngjashëm. (këtu)


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se pretendimi që “Raporton CIA Amerikane: Me 3 dhjetor do të hynë në Kosovë mbi 500 trupa të Wagnerit edhe do bëjnë gërdi ndaj policisë e popullatës ”, nuk qëndron.

Një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium online, si në gjuhën angleze ashtu edhe në atë shqipe. Gjithashtu, qasja në dokumentet e klasifikuara të kësaj agjencie nuk është i mundur pa autorizim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others