[email protected]
Pamjet e ushtarëve ukrainas mundohen të paraqiten si momente të stërvitjeve të forcave ushtarake në Kosovë, në kufirin me Serbinë
shape
shape
shape

Një llogari në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar një video-material ku tregohen pamjet e disa ushtarëve.

Në mbishkrimin e kësaj videoje pretendohet se shfaqen pamje të trajnimeve të forcave të armatosura në vendin tonë, në kufirin me Serbinë.

Pas verifikimit nga hibrid.info është vërtetuar se ndryshe nga pretendimi, në pamje shihen ushtarët ukrainas.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “mtrks25” në TikTok:


Me anë të makinave të kërkimit, në bazë të logos së në krahun e ushtarëve, tregohet se uniformat ushtarake i përkasin forcave të armatosura ukrainase (shih këtu).


Për të vërtetuar se nuk bëhet fjalë për forcat ushtarake nga vendi ynë, hibrid.info ka gjetur edhe stemën e FSK-së, për ta krahasuar me stemën e forcave ukrainase (shih këtu).


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material, me anë të së cilit pretendon se shfaq pamje të stërvitjeve ushtarake të forcave të armatosura të vendit tonë, në kufirin me Serbinë.

Hibrid.info ka hulumtuar dhe gjetur se forcat ushtarake që shihen në video, janë të shtetit ukrainas.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others