Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Përmes një dokumenti të rremë, pretendohet se familja mbretërore britanike ka njoftuar për vdekjen e mbretit Charles III

FATBARDH DEMA

Një llogari në median sociale Facebook me emrin “Blerta Pupi Mile” ka publikuar dje (18 mars) një postim me pretendimin se familja mbretërore britanike “Buckingham Palace” ka njoftuar për vdekjen e mbretit Charles III.

Ky pretendim i rremë për vdekjen e mbretit Charles III është publikuar edhe në platformën X (ish-Twitter) nga një llogari në gjuhën ruse “GazetaRu”. (këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi për vdekjen e mbretit Charles III është i rremë.

Platforma për kontroll faktesh nga Spanja “Newtral.es” ka marr përgjigje nga “Buckingham Palace”, në të cilën thuhet se “madhështia e tij vazhdon me punët e tij zyrtare dhe private”.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga llogaria në gjuhën shqipe “Blerta Pupi Mile”:

https://archive.is/PtYhk


Në lidhje me deklaratën e pretenduar të lëshuar nga Familja Mbretërore Britanike që informon për vdekjen e Charles III më 18 mars, Buckingham Palace ka thënë për Newtral.es se “madhështia e tij vazhdon me punët e tij zyrtare dhe private “, kështu që nuk është e vërtetë që ai ka vdekur. (këtu)

Ambasada britanike në Rusi ka shfrytëzuar llogarinë në median sociale X (ish-Twitter), ku ka reaguar në lidhje me këtë pretendim, duke thënë “Raportet për vdekjen e mbretit Charles III të Britanisë së Madhe janë të rreme!”. (shih këtu)

Po ashtu, në ueb-faqe zyrtare të familjes mbretërore britanike “Royal.uk”, nuk gjendet asnjë komunikatë e lëshuar, që provon se dokumenti i publikuar për vdekjen e Charles III, të jetë zyrtar. (këtu)


Analiza:

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi për vdekjen e mbretit Charles III, është i rremë.

Gjithashtu, dokumenti që paraqitet si zyrtar i lëshuar nga “Buckingham Palace”, nuk është gjetur i publikuar në ueb-faqen zyrtare të familjes mbretërore britanike.

Platforma për kontroll faktesh nga Spanja “Neëtral.es” ka marr përgjigje nga “Buckingham Palace”, përmes së cilës thuhet “madhështia e tij vazhdon me punët e tij zyrtare dhe private”.

Pra, edhe postimi i bërë në gjuhën shqipe nga një llogari në Facebook që pretendon për vdekjen e mbretit Charles III, vlerësohet si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere