Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pasaktë për grafite të shtuara me mbishkrimin UÇK në Maqedoni të Veriut

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje që pretendon se në prag të zgjedhjeve lokale në Tetovë, janë shtuar grafitet me mbishkrimet UÇK në disa komuna me shumicë shqiptare.

Kjo përmbajtje e shoqëruara me tre fotografi ku shfaqet mbishkrimi “UÇK” në formë grafiti, është publikuar të hënën, 21 korrik, nga një llogari me emrin “Lajme Nga Bota”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë njoftim zyrtar që konfirmon shfaqjen e grafitëve të tillë në komunat me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe, pas verifikimit të secilës fotografi veçmas, ka konstatuar se për to është raportuar se janë realizuar në Kosovë.

Hibrid.info ka kontrolluar me anë të motorit të kërkimit “Google”, me fjalët kyçe “grafitet uçk maqedoni e veriut” për 30 ditëshin e fundit, por rezultatet nuk kanë shfaqur ndonjë artikull që konfirmon pretendimin (shih këtu).

Në të njëjtën mënyrë është realizuar kërkimi edhe në YouTube, por edhe aty rezultatet e hulumtimit nuk kanë ofruar asnjë dëshmi që e mbështet pretendimin (shih këtu).


Ndërsa pas verifikimit me anë të programit të automatizuar të kërkimit “InVID”, është gjetur se të tri fotografitë përmes të cilave është paraqitur pretendimi, janë raportuar si të realizuara në vendbanime me shumicë serbe në Kosovë (shih këtu, këtu dhe këtu).

Nga raportimet e mediave në gjuhën serbe mësohet se dy nga këto fotografi paraqesin grafite të shkruara në “Lagjen e Boshnjakëve”, në Mitrovicën e Veriut, më 2 dhjetor, 2022 (këtu) dhe më 16 prill, 2023 (këtu).

Ndërsa në fotografinë ku ky mbishkrimet shihet në dyert e oborrit të një shtëpie, është raportuar të jetë shkruar në komunën e Rahovecit, më 31 maj, 2023 (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi se në prag të zgjedhjeve lokale në Tetovë janë shtuar grafitet me mbishkrimet UÇK në disa komuna me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk qëndron.

Hibrid.info ka gjetur se fotografitë e përdorura për të mbështetur këtë pretendim janë raportuar si të realizuara në Kosovë, e jo në Maqedoninë e Veriut.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere