Një llogari në Facebook e cila ka rreth 5 mijë e 600 ndjekës, me emrin “Lule Gjeli”, ka publikuar dje (12 mars) një imazh të Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike si dhe Përfaqësuesit Special të SHBA-së, në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Imazhi përmban mbishkrimin “Gruaja e tij mori 3.4 milione dollare nga Qeveria e Serbise me 2023.”.
Pas verifikimit nga hibrid.info, nuk janë gjetur fakte që provojnë pretendimin e mësipërm.
Bazuar në disa nga komentuesit dhe numri i shpërndarjeve (44) deri në momentin e kontrollimit të këtij publikimi, hibrid.info vlerëson se pretendimit mund të nënkuptohet si i vërtetë nga lexuesit.
Vegëza e imazhit të publikuar nga llogaria “Lule Gjeli”:
Në këtë publikim, shihet se disa nga komentuesit e kanë marrë si të mirëqenë pretendimin për ndarjen e 3.4 milionë dollarëve nga shteti serb për bashkëshorten e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Escobar. (shih fotografinë më poshtë)
Hibridi.info ka hulumtuar nëpërmjet makinës së kërkimit “Google”, me fjalët kyçe “3.4 million dollars elizabeth escobar serbia”.
Kërkimet kanë sjellë të dhëna për një ekspozitë të artit të bashkëshortes së Gabriel Escobar, Elizabeth Escobar, të hapur në tetor të 2022 (këtu) në Ambasadën serbe në Washington dhe një tjetër e hapur në Konsullatën e përgjithshme të Serbisë në New York, dy muaj më vonë (dhjetor 2022). (shih këtu dhe këtu)
Në asnjërin nga këto njoftime të publikuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, nuk jepen informacione rreth detajeve që do të sqaronin çështjet financiare të ekspozitave në fjalë.
Analiza:
Pretendimi se bashkëshortes së Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike si dhe Përfaqësuesit Special të SHBA-së, në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i janë ndarë shumë prej 3.4 milionë dollarësh, nuk është i qëndrueshëm.
Hibrid.info ka verifikuar faktet, por nuk gjetur dëshmi nga të cilat është bazuar pretendimi në fjalë. Të dhënat e gjetura tregojnë për ekspozita arti të hapura nga Elizabeth Escobar, në Ambasadën Serbe në Washington dhe në Konsullatën e Përgjithshme të shtetit serb në New York, gjatë vitit 2022, për të cilat nuk ka informacione rreth çështjeve financiare.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.
Vlerësimi:
Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.