Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Deklarata të sajuara të Daniel Serwerit për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar përmbajtje ku paraqiten deklarata të cilat pretendohet se janë thënë nga Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins.

Njëra përmbajtje e publikuar të dielën (8 mars) në faqen në Facebook me emrin “Lipjani.com”, ka mbishkrimin që pretendon se ai ka deklaruar “Njēherē Thaçi, pastaj SHIK-u, pastaj Agim Veliu, pastaj Grenelli, pastaj Lushtaku, pastaj Edi Rama, pastaj gazetarēt – VV gjithmonē e gjen njē fajtor pēr t’i mbuluar dēshtimet e saj. Kjo ēshtē tallje masive me qytetarēt e Kosovēs”.

Ndërsa në përmbajtjen tjetër të publikuar po ashtu të dielën në Facebook, në faqen me emrin “Gazeta Minuti”, pretendohet për një deklarim të tij ku thuhet se “Kurti është një lider i vendosur që kërkon të ndërtojë institucione më të forta dhe sundim të ligjit në Kosovë”.

Çka nuk shkon me pretendimet?

Hibrid.info nuk ka gjetur burime kredibile që konfirmojnë deklaratat e pretenduara të Serwerit.

Hibrid.info hulumtoi me anë të makinës së kërkimit “Google”, duke kërkuar me fjalët e deklaratave të pretenduara. Në asnjërin prej kërkimeve, rezultatet nuk kanë shfaqur burime që do të mund të konfirmonin ato (shih këtu dhe këtu).

Tutje, hibrid.info e ka përgjithësuar edhe më tej kërkimin nëpërmjet “Google”, duke kërkuar me fjalët “daniel serwer albin kurti” dhe “daniel serwer lëvizja vetëvendosje”. Rezultatet nga kërkimi kanë shfaqur artikuj të publikuara nga burime kredibile, ku raportohen qëndrime të ndryshme të Serwerit për Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, por asnjëra nga to nuk përputhet me deklaratat e pretenduara (shih këtu dhe këtu).


Platforma “peacefare.net” është blogu ku publikohen artikuj analitikë të Serwerit (shih këtu). Në këtë uebfaqe nuk janë hasur artikuj me anë të cilave do të vërtetoheshin deklaratat për të cilat thuhet të jenë shprehur nga Serwer.

Analiza:

Në mediat sociale Facebook kanë qarkulluar përmbajtje ku paraqiten deklarata që pretendohet se janë thënë nga Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins.

Pas verifikimit të fakteve, nuk është gjetur asnjë dëshmi që këto deklarata të jenë bërë apo publikuar në media kredibile apo në burime të verifikueshme.

Kërkimet në internet (Google) me pjesë të deklaratave të pretenduara nuk kanë shfaqur asnjë raportim nga media të besueshme që do të konfirmonte se ato janë thënë nga Serwer. Gjithashtu, deklarata të tilla nuk janë gjetur as në blogun e tij “Peacefare”.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson përmbajtjet si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere