[email protected]
Pretendohet rrejshëm se Egjipti ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës
shape
shape
shape

Në mediat sociale “Telegram” dhe “ Twitter” është publikuar një postim që pretendon se Egjipti ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kanali në Telegram në gjuhën serbe që mbanë emrin “БУНТ је стање духа” i përkthyer në shqip “Bunt është gjendje shpirtërore”, si dhe llogaria në Twitter me emrin “vale_iii” kanë pretenduar se “Qeveria egjiptiane ka tërhequr njohjen e Kosovës*, bën thirrje për respektim të integritetit territorial të Serbisë dhe kufijve siç janë”.

Ky pretendim i publikuar nga këto llogari nuk bazohet në ndonjë burim zyrtar që e konfirmon tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit të Egjiptit.


Vegëza e postimit nga kanali “БУНТ је стање духа” në Telegram:

https://t.me/buntcg/28559

Ky postim i publikuar sot (5 korrik) deri në shkrimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë mbi 20 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Vegëza e postimit në Twitter nga llogaria “vale_iii”:

https://twitter.com/vale_iii/status/1676410626917244928?fbclid=IwAR0soL3ZoRqJxRa-OV7m69BYNemwg9VpE-CusUCPehB2d0JC9cCURX_xgms

Ky postim ka arritur të grumbullojë mbi 30 mijë shikime dhe mbi 1 mijë pëlqime. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka gjetur ndonjë artikull të publikuar në mediat online në gjuhën shqipe apo serbe, që mbështesin një pretendim të tillë.

Pas kërkimit përmes “Google”, është gjetur artikulli i vitit 2018, atëkohë kur media në gjuhën serbe “Novosti” kishte pretenduar se Egjipti pritet ta tërheqë njohjen e Kosovës. (shih këtu dhe këtu)


Gjithashtu, as në ueb-faqen zyrtare të qeverisë së Egjiptit nuk ka asnjë informacion që ndërlidhet me tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se llogari dhe kanale në gjuhën serbe në mediat sociale Twitter dhe Telegram kanë pretenduar rrejshëm se Egjipti ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others