Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Postimi satirik, raportohet si lajm i vërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” vazhdon ende të shpërndajë lajme të rreme. Këtë herë kjo faqe ka publikuar një artikull me titull “DHIMBJE E MADHE / Ja se si “Ndërroi” jetë aktori i Stupcave”.

Ndërsa, siç mund të shihet, në këtë artikull është vendosur fotografia e aktorit, Mensur Safqiu, duke aluduar se bëhet fjalë për këtë aktor të treshes së Stupcave.

Ndërsa, në përmbajtje shkruhet vetëm për një postim i vjetër, të vitit 2015, të aktorëve të kësaj treshe, përmes së cilës paralajmërojnë ardhjen e një skeçi të ri. Mirëpo në titull nuk thuhet se ky postim është satirë dhe në kuadër të humorit të tyre.

Teksti i plotë i publikuar në “Specialja.com”:

DHIMBJE E MADHE / Ja se si “Ndërroi” jetë aktori i Stupcave

Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safqiu, të njohur me emrin sipas serisë “Stupcat”, me një fotografi të postuar në Facebook, kanë paralajmëruar një skeç jo fort gazmor

Në video ata shihen duke “vajtuar” për shokun e tyre të dashur, Afrim Krasniqi, i cili ka ‘ndërruar’ jetë dhe duke u përballur me sfida jot ë zakonshme. Është vërtet e dhimbshme ta shikosh por edhe përfituese në të njëjtën kohë. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Vegëza e artikullit të publikuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/09/24/dhimbje-e-madhe-ja-se-si-nderroi-jete-aktori-i-stupcave/?fbclid=IwAR0s0ZrzOVSy9Mpx5gL79i9GnJUXPChBsygzbhu4HCDHnRpZfdXAmb_R34A

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në vitin kur është paralajmëruar dhe publikuar ky skeç.

Vegëzat e artikujve të shpërndarë nga disa media në vitin 2015:

https://telegrafi.com/nderron-jete-mesuesi-i-stupcave-foto/

https://www.botasot.info/mediale-vip/410060/quot-nderron-quot-jete-afrimi-i-stupcave/

http://trendi-kspro.com/ja-se-si-nderroni-jete-aktori-i-stupcave-video/

Vegëza e skeçit:


Analizë:

Pas verifikimit të hibrid.info, ky tekst kategorizohet si “Satirë”, “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”. Përkundër faktit se fjala “ndrroi” e vendosur në titull, është futur brenda thonjëzave, duke u munduar të largohet përgjegjësia e autorit, prapë mund të thuhet se një lajm i tillë, nga shumë lexues mund të merret si i vërtetë.


Arsyetimi:

Lajm i rremë

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere