Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Tahirsylaj ka paralajmëruar mot të ftohtë me temperatura -20 gradë celsius

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “fb.cnews5.com” ka publikuar dje (13 shkurt) artikullin me titull “LAJMI I FUNDIT:Tahir Sylaj jep lajmin e madh, bëhuni gati se do mbahet mend ky dimer”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar më 4 janar. Gjithashtu, portali i dyshimtë “fb.cnews5.com” i ka vënë titull të sajuar këtij artikulli.

Në përmbajtje gjendet intervista e meteorologut Sylë Tahirsylaj, i cili atëkohë (4 janar) ishte shprehur se nga java e ardhshme do të bien edhe temperaturat.

Pra, lajmi është i vjetër dhe përmban titull të sajuar me pretendimin se Tahirsylaj ka paralajmëruar dimër të ftohtë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “fb.cnews.com”:

https://fb.cnews5.com/lajmi-i-fundittahir-sylaj-jep-lajmin-e-madh-behuni-gati-se-do-mbahet-mend-ky-dimer/?fbclid=IwAR1YyZsFOrRIfEpum-lg_z3E35ugnr_IPcd2C5lHzKWs2_-0zy3s0biV1KE

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Lajm news”, e cila në përshkrimin e këtij postimi ka pretenduar rrejshëm se Tahirsylaj ka paralajmëruar mot të ftohtë deri në -20 gradë celsius. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë intervistën e plotë të Tahirsylajt, e publikuar më 4 janar nga portali i televizionit “Klan Kosova”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “fb.cnews.com” ka publikuar dje (13 shkurt) një intervistë të vjetër (4 janar) të meterologut Sylë Tahirsylaj, i cili atëkohë kishte paralajmëruar për rënien e temperaturave.

Këtë artikull, portali i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë edhe titull të sajuar me pretendimin se Tahirsylaj ka paralajmëruar dimër të ftohtë, i cili do të mbahet mend.

Përveç nga portali i dyshimtë, artikulli u shpërnda edhe në Facebook nga faqja “Lajme news”, e që në mbishkrim ka pretenduar rrejshëm se Tahirsylaj ka paralajmëruar mot me temperatura të ulëta deri -20 gradë celsius.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere