Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull dhe fotografi të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “worldnews83.com” ka publikuar një artikull me titull “AIarm RREZlKU ne Beograd !!! Serbia dhe Media Serbe bien ne Gjunje nga PoIicia e Kosoves”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Në tekst gjendet një lajm i vjetër, i publikuar më 21 shtator nga portali “zëri.info” dhe ka të bëjë me aksionin e Policisë në veri të vendit, atëherë kur hyri në fuqi reciprociteti për targat e veturave mes Kosovës dhe Serbisë.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë se është përhapur alarm rreziku në Beograd dhe se kjo ka lidhje me Policinë e Kosovës, siç pretendohet rrejshëm në këtë artikull të “worldnews83.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “worldnews83.com”:

https://worldnews83.com/aiarm-rrezlku-ne-beograd-serbia-dhe-media-serbe-bien-ne-gjunje-nga-poiicia-e-kosoves/?fbclid=IwAR0YfNuaHDaS3tGSMfSdj2aEU_euJYrCSN9Z4kJ5opeRKe3q18R_f9UH95s

I njëjti artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron mbi 60 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/101366028594470/posts/254879033243168/


Edhe fotografia në këtë artikull është joadekuate dhe e vjetër. Hibrid.info gjatë kontrollit të fakteve ka gjetur se kjo fotografi i përket protestës antiqeveritare në Serbi, e cila ka ndodhur më 8 qershor të vitit 2019.

Vegëza e artikullit të publikuar nga mediumi online “europeanwesterbalkans.com”, në të cilën gjendet fotografia në fjalë:


Hibrid.info gjatë hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google” ka gjetur se lajmi autentik është publikuar më 21 shtator nga portali “zëri.info”. Vegzën e të cilit mund ta gjeni më poshtë.

https://zeri.info/aktuale/424290/mediat-serbe-dridhen-nga-snajperistet-e-policise-se-kosoves/


Analiza:

Portali i dyshimtë “worldnews83.com” ka publikuar një artikull të vjetër, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull dhe fotografi të rreme.

Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere