Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ripublikohet pretendimi i rremë për strehimin e hebrenjve nga Shqipëria

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një fotografi ku shfaqet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë i shoqëruar nga pjesëtarë të komunitetit hebraik, me mbishkrimin që pretendon se ai ka pranuar që të sillen në Shqipëri, hebrenjtë e dëbuar nga vendi i palestinezëve, me shtetin shqiptar që do tu sigurojë atyre qëndrimin.

Përmbajtja me këtë pretendim është publikuar të martën (19 gusht) nga një llogari me emrin “Lajme Nga Bota”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se pretendimi në fjalë nuk qëndron.


Hibrid.info ka hulumtuar në faqen e kryeministrit Rama, në Facebook për të gjetur nëse ka ndonjë njoftim nga vet ai mbi pretendimin në fjalë, por një gjë e tillë nuk është hasur (shih këtu).

Gjithashtu, hulumtimi me anë të makinës së kërkimit “Google”, nuk ka shfaqur materiale nga burime kredibile, që do të konfirmonin pretendimin në fjalë (shih këtu).

Hibrid.info nëpërmjet programit të automatizuar të kërkimit “InVID”, ka gjetur se fotografia me anë të së cilës është paraqitur pretendimi, ishte shkrepur më 24 shtator, të 2024, ku Rama shihet duke shkruar një kërkesë për lutje para se të hynte në Ohelin e Rebes në Varrezat e Vjetra Montefiore në Queens, New York.

Fotografia ishte publikuar nga shërbimi i pavarur lajmesh ortodokse hebraike, “collive.com” (shih këtu).

Nuk është hera e parë që hibrid.info trajton pretendimin për strehim të hebrenjëve në Shqipëri (shih këtu).

Nga mediat më seriozie ishte raportuar për strehimin e 100 mijë palestinezëve nga Shqipëria, por që kryeministri Rama i kishte cilësuar këto raportime si lajme të rreme (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se Edi Rama ka pranuar të sjellë në Shqipëri hebrenjtë e dëbuar nga Palestina nuk është i saktë.

Nuk ka vendim zyrtar të konfirmuar nga Rama apo nga ndonjë burim kredibil dhe se fotografia nuk lidhet me ndonjë marrëveshje për strehimin e hebrenjve në Shqipëri, por paraqet një moment fetar të Edi Ramës në Ohelin e Rebes në New York.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere