Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e sqaron se bëhet fjalë vetëm për minatorët e Artanës dhe Kishnicës

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar një artikull sot (01 nëntor) me titull “Minatorët e Trepçës ndërprejnë grevën”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk sqaron se për minatorët e cilit flotacion bëhet fjalë.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, bazuar në njoftimin e ndërmarrjes Trepça Sh.A, të publikuar nga portali i lartcekur.


Vegëza e artikull e publikuar në Paparaci.com:

https://paparaci.com/376521/minatoret-e-trepces-nderprejne-greven/


Ndërmarrja “Trepça” në postimin e bërë në faqen e tyre në Facebook, kanë bërë të ditur se minatorët në Artanë dhe Kishnicë kanë ndërprerë grevën e nisur qe disa ditë.

“Minatorët e Artanë dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës. Vendim i mençur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës”. (këtu)

Ndërkaq greva në Minierën e “Stan Tërgut” është duke vazhduar, ka konfirmuar Ibrahim Januzi, kryesindikalist nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës. Shih (këtu) artikullin e publikuar në “Koha.net”.


Analiza:

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar një artikull për ndërprerjen e grevës së minatorëve të ndërmarrjes Trepça, duke mos e bërë të ditur në titull se bëhet fjalë për minatorët e Artanës dhe Kishnicës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere