[email protected]
Titulli “Rikthehet në PDK Fatmir Limaj”, i sajuar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Fjalët.com”, ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT: Rikthehet në PDK Fatmir Limaj?!”.

Ky shkrim posedon titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me një postim në rrjetin social Facebook nga Ismail Syla, këshilltari i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili më 11 tetor të vitit 2019 i kishte bërë thirrje Fatmir Limajt që të kthehet në PDK.

Teksti i artikullit të publikuar nga “Fjalët.com”:

LAJMI I FUNDIT: Rikthehet në PDK Fatmir Limaj?!

“Sonte, Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit supermaksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20 vjetorin e themelimit si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po ta kishte me vete anëtarësinë e shtëpisë së saj, të NISMA-s”, ka shkruar Syla.

Tutje, Syla i bëri thirrje kreut të Nismas, Fatmir Limajt, që të kthehet në PDK.I bëj ftesë publike z. Fatmir LIMAJ që të rikthehet në PDK./ Ju ftojmë të hapni marketingun për pak sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar nga “Fjalët.com”:

https://fjalet.com/fs/2020/11/08/lajmi-i-fundit-rikthehet-ne-pdk-fatmir-limaj/?fbclid=IwAR3akO-CroxzssCFC7w7kmGF-fSDF8PyiosCN230UkYsN_YZLIUirtefZc0


Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1169026/fatmir-limajt-i-vie-ftesa-publike-qe-te-rikthehet-ne-pdk/


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “Fjalët.com” përmban titull të sajuar, që nuk përputhet me tekstin. Lajme të tilla bëhen qëllimshëm për të dezinformuar audiencën. Ky shkrim kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others