Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Video nga festa e tifozëve të klubit algjerian CR Belouizdad, paraqitet si e realizuar në Gaza

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me emrin “Kopshte me lumturi” ka publikuar me datë 27 tetor një video-material me mbishkrimin “Lutuni për vëllezërit tuaj në Gaza!”.

Pamjet shfaqin flakë të kuqe dhe fishekzjarre që lëshohen nga çatitë e ndërtesave.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pamjet janë realizuar në Algjeri dhe nuk paraqesin konfliktin aktual në Gaza ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Kopshte me lumturi”:

https://www.facebook.com/watch/?v=248116281239664


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se pamjet paraqesin festën e tifozëve të klubit futbollistik nga Algjeria, CR Belouizdad, në korrik të këtij viti. (shih këtu)

Duke kërkuar me akronimin e këtij klubi futbollistik “CRB”, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar në Youtube me datë 16 korrik. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqja në Facebook “Kopshte me lumturi” ka publikuar një video-material nga festa e tifozëve të klubit algjerian “CR Belouzidad” me pretendimin se e njëjta është realizuar gjatë konfliktit aktual në Gaza.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere