[email protected]
Pretendohet rrejshëm se Rakiq paralajmëron protesta në Prishtinë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar një artikull me titull dhe përmbajtje të sajuar, duke pretenduar se Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq ka paralajmëruar protestë në Prishtinë.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e këtij artikulli, duke vërtetuar se ky portal i dyshimtë ka vënë titull të rremë, si dhe ka ndërhyrë në përmbajtje, duke e ndryshuar atë.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

Rakiq: Të bëjme nje Protestë ne Qendër të Prishtinës, ti tregojme gjithve që jemi TRlMA

Që nga sot, të gjithë ne, përfaqësuesi politikë që punojmë në institucionet e Kosovës, jemi suspenduar dhe nuk do të kryejmë asnjë detyrë derisa ta kthejnë kryetaren e gjykatës, Ljiljana Stevanoviq. Unë i them gjithë serbëve qe te fillojme nje proteste ne qender te Prishtines te tregojme qe jemi TRlMA. Kjo do të thotë gjithashtu se të gjithë përfaqësuesit e poIicisë janë suspenduar dhe nuk do ta kryejnë detyrën derisa ta kthejnë Liljana Stevanoviqin në vendin e saj” ka thënë Rakiq.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/03/29/26315/?fbclid=IwAR24QkhMV7SgPZmabaa5VQ5AArJ7mAs6t0azRJtqa5noVcIkvJaRa3cXJik

Artikulli i njëjtë është publikuar edhe nga disa burime tjera të dyshimta (këtu, këtu dhe këtu)


Gjatë hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik, i cili është publikuar fillimisht nga “GazetaExpress.com”. Por, në përmbajtje të artikullit nuk gjendet pjesa e tekstit që pretendon se Rakiq ka paralajmëruar protestë në Prishtinë (shih këtu). Pra, ky pretendim rezulton të jetë trillim i kësaj ueb-faqe (news426media.com).


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një deklaratë të Goran Rakiq, të cilën e ka ndryshuar duke pretenduar rrejshëm se ai ka paralajmëruar protestë në Prishtinë.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur artikulli autentik në portalin “GazetaExpress.com”, ku shihet se Rakiq nuk ka paralajmëruar një gjë të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others