Të fundit | Inteligjenca artificiale në fushatat politike: mes ilustrimit të premtimeve… Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV
[ ARTIKULLI ]

YouTube fshiu kanalet e televizonit rus në gjuhën gjermane shkaku i dezinformatave rreth Covid-19

HIBRID

YouTube fshiu kanalet e transmetuesit rus RT në gjuhën gjermane, duke thënë se kishte shkelur politikën e saj të dezinformimit rreth virusit Korona, shkruan Reuters.

“YouTube ka pasur gjithmonë udhëzime të qarta për komunitetin, të cilat përshkruajnë atë që lejohet në platformë”, tha një zëdhënës i YouTube.

Fillimisht kanalit rus RT në gjuhën gjermane iu dha një masë ndëshkuese për publikimin e një videoje që binte ndesh me politikat e faqes rreth informimit për Covid-19, duke rezultuar në një pezullim të të drejtave të postimit në platformë për një javë.

Gjatë pezullimit, transmetuesi rus u përpoq të përdorte një kanal tjetër për të anashkaluar ndalimin e ngarkimit.

“Si rezultat, të dy kanalet u ndërprenë për thyerjen e Kushteve të Shërbimit të YouTube”, tha zëdhënësi.

Të gjitha videot e ngarkuara në YouTube duhet të jenë në përputhje me udhëzimet që përcaktojnë llojin e përmbajtjes që lejohet të jetë në platformë.

YouTube edhe më herët ka marrë masa të ngjashme edhe për disa kanale tjera, të cilat kanë publikuar dezinformata për Covid-19.

Në gusht të këtij viti, kanalit të televizionit Sky News në Australi iu pezullua e drejta për publikim për një javë për videot ku mohohej ekzistenca e koronavirusit.

Në mesin e medieve që kanë pësuar ndëshkime nga YouTube për arsye të ngjashme, janë edhe një radio britanike dhe një rrjet amerikan i lajmeve.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere