Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Zeka nuk ka thënë se “Albinin duhet larguar nga Kosova”

HIBRID

Artikulli me titull “Milaim Zeka: ‘Albinin Duhet Me Largu Krejt Prej Kosoves” është publikuar në portalin e dyshimtë “newsonline48h.com”.

Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të sajuar, pasi që në bazë të analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë e publikuar në mediat kredibile.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newsonline48h.com”:

Milaim Zeka: ‘Albinin Duhet Me Largu Krejt Prej Kosoves

Milaim Zeka: ‘Albinin duhet me largu krejt prej Kosoves, ai o i Iidhen me Serbi.’

Gazetari i njohur Milaim Zeka ka folur mbi liderin e Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Zeka u shpreh se shteti i Kosoves duhet me marrë një vendim që me largu Albin Kurtin nga ky vend, sepse është i lidhur me Serbi.

Zeka tha: ‘Unë kam informacione se Albini o i lidhen me Serbi, duhet me largu sa më shpejt prej Kosoves.’

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newsonline48h.com”:

https://newsonline48h.com/tuv/news/1056?fbclid=IwAR3UEvCXoIBLLS4INEAbtv0mrHBpcO85M8ZHlBx5-yqmiJH7Ml7imXimnAo


Analiza:

“Newsonline48h.com” ka publikuar lajm me titull dhe përmbajtje të sajuar, i cili më pas është publikuar edhe në faqen “Gazeta Aktive” në Facebook e cila numëron afër 90 mijë pëlqime.

Pas verifikimit dhe hulumtimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë e bërë nga Milaim Zeka për Albin Kurtin. Ky artikull kategorizohet si “lajm i rremë” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere