[email protected]
Brenda artikullit bëhen dy pretendime të pavërteta: Rada Trajkoviq nuk e ka mbështetjen e të gjithë shqiptarëve dhe Meliza Haradinaj – Stublla nuk është e bija e Ramush Haradinajt
shape
shape
shape

Mediat serbe kanë publikuar sot (14 nëntor) një artikull me pretendimin se “të gjithë shqiptarët i qëndruan në krah Rada Trajkoviqit në luftën kundër Listës Serbe dhe Presidentit Vuçiq”.

Artikulli ndërlidhet me deklaratën e aktivistes politike serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, rreth demilitarizimit të serbëve në veri të Kosovës në emisionin televiziv “Utisak nedelje” (Përshtypja e së Dielës) në televizionin në gjuhën serbe – “Nova TV”.

Për qëndrimin e Trajkoviq ka shprehur mbështetje ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Twitter, të cilën, disa mediumet serbe pretendojnë rrejshëm ta paraqesin si vajza e Ramush Haradinajt.

Artikulli mbanë titullin “Të gjithë shqiptarët qëndruan pranë Rada Trajkoviqit në luftën kundër Listës Serbe dhe Presidentit Vuçiq” dhe është publikuar në disa media serbe.

Vegëzat e artikujve të publikuar në mediat serbe:

https://informer.rs/vesti/politika/749317/svi-siptari-stali-radu-trajkovic-borbi-protiv-srpske-liste-predsednika-vucica

https://www.republika.rs/vesti/politika/395319/meliza-haradinaj-podrzala-radu-trajkovic

https://www.alo.rs/vesti/politika/692423/svi-siptari-stali-uz-radu-trajkovic-zestoka-borba-protiv-srpske-liste-i-predsednika-vucica/amp

Pjesë të artikullit të publikuar në mediat serbe:

Ish-shefi i diplomacisë së shtetit të rremë të Kosovës, Meliza Haradinaj, vajza e terroristit të Shiptarit Ramush Haradinaj, i ka dalë kundër presidentit Aleksandër Vuçiq dhe Listës Serbe.

Meliza Haradinaj ka shpërndarë në rrjetin social Twitter në një kontekst tejet afirmativ, një deklaratë nga emisioni “Përshtypja e javës” dhënë nga Rada Trajkoviq.

Kujtojmë se Trajkoviq paturpësisht bëri thirrje për çmilitarizimin e serbëve në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe praktikisht tha se ishte një bandë e armatosur.


Mediumet serbe pretendojnë se të gjithë shqiptarët kanë qëndruar me Rada Trajkoviqin duke iu referuar vetëm deklaratës së Meliza Haradinaj-Stubllas të bërë në një postim në Twitter. (këtu)

Pra, mbwshtetja e ish-shefws sw diplomacisw kosovare, kjo nuk nënkupton që të gjithë shqiptarët e kanë mbështetur Rada Trajkoviqin lidhur me deklaratat e saja, siç pretendohet në titullin e artikujve.

Po ashtu, mediumet serbe pretendojnë pa fakte se Meliza Haradinaj-Stublla është vajza e kryetarit i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info gjejmë që, Meliza Haradinaj në një postim të vitit 2017 në llogarinë e saj zyrtare në Facebook flet për babanë e saj të cilin e ka etiketuar (këtu), e që del të jetë Rrustem Haradinaj e jo Ramush Haradinaj siç pretendohet në mediat serbe (këtu).

Për më tepër, edhe në postimet e tij, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, disa herë ka publikuar fotografi me familje (gruan dhe fëmijët) në mesin e të cilëve, siç dihet, nuk është Meliza Haradinaj.

Pretendimi i rremë i bërë nga këto media për raportin baba-vajzë mes këtyre dy personaliteteve, duke se e kanë bazuar në mbiemër dhe në karrierën politike brenda një partie, ndonëse nuk kanë dhënë detaje sqaruese që e mbështesin këtë pretendim.


Analiza:

Disa mediat serbe kanë publikuar sot një artikull me pretendimin se të gjithë shqiptarët i qëndruan në krah Rada Trajkoviqit, lidhur me deklarimin për demilitarizim të serbëve të veriut.

Pretendimi bazohet vetëm në reagimin e ish-ministres së jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, për të cilën mediumet serbe pretendojnë rrejshëm se është vajza e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pretendimi se të gjithë shqiptarët i dolën krah deklarimit të serbes Rada Trajkoviq, sipas metodologjisë së punës së hibrid.info vlerësohet si “dezinformatë”, ndërsa tjetri për lidhjen e Meliza Haradinajt-Stubllas me kreun e AAK vlerëson si “lajm i rremë”


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others