[email protected]
Nga fotografia mund të kuptohet se kjo deklaratë është bërë nga Albin Kurti
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “fakte.buzz” ka publikuar dje (28 nëntor) një artikull me titull “’Qeveria e Kosovës do t’i realizojë zotimet e Skënderbeut’”, të cilit i ka vendosur fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pas verfikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje bëhet e ditur se kjo deklaratë është bërë nga zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Pra, me anë të fotografisë jo adekuate, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë këtë deklaratë si të bërë nga Kurti.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “fakte.buzz”:

https://fakte.buzz/oo/qeveria-e-kosoves-do-ti-realizoje-zotimet-e-skenderbeut/?fbclid=IwAR1udnaX3UjadHRZpcH6axbzP-Ee4sJcutYuh0xVKjZ-2z7SA3JfYsm0PRk

Ky artikull me fotografi jo adekuate është publikuar edhe në Facebook nga faqja “Pamfleti.com”, e cila numëron mbi 70 mijë ndjekës (shih këtu)

Në këtë postim të bërë nga kjo faqe, vërehet qartë se disa komentues kanë rënë pre e kësaj fotografie, që i ka bërë ata të mendojnë se kjo deklaratë është bërë nga kryeministri Kurti. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur se ky artikull është publikuar nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress.com. (shih këtu)

Bislimi dje (28 nëntor) së bashku me kabinetin qeveritar e me përfaqësues të Kuvendit kanë vizituar Memorialin e dëshmorëve në Prekaz. Gjatë vizitës zëvendës-kryeministri tha se “si Qeveri e Kosovës zotohemi se për 365 ditë të çdo viti do të punojmë që zotimet e komandantit legjendar Adem Jashari, por edhe komandantëve të tjerë që nga koha e Skënderbeut përfundimisht të realizohen”.


Analiza:

Portali i dyshimtë “Fakte.buzz” ka publikuar një artikull me një deklaratë të bërë nga zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa në fotografi ka vendosur portretin e kryeministrit Albin Kurti.

Kjo lë vend për keqinformim te lexuesit, pasi disa prej tyre duket se kanë rënë pre e këtij veprimi, duke menduar se Kurti ka thënë se “Qeveria e Kosovës do t’i realizojë zotimet e Skënderbeut”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others