Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ushtarët e Kosovës janë përleshur me Hamasin në Gaz… Të fundit | Shakaja për prejardhjen shqiptare të George Washingtonit vazhdon të paraqit… Të fundit | Vuçiq nuk është arrestuar Të fundit | Masat e disa shteteve për situata të mundshme emergjente ndërlidhen pa bazë… Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se Hashim Thaçi do të lirohet në mars të vitit 2024

HIBRID

Llogaria në TikTok që mban emrin “gazetalb” ka publikuar dje (27 dhjetor) një video-material me pamje nga momenti i konferencës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas intervistimit nga Prokuroria Speciale në kuadër të Dhomave të Specializuara, në Hagë.

Në video-material është vendosur mbishkrimi që pretendon se ish-presidenti Thaçi do të lirohet në mars të vitit 2024. Thaçi po mbahet në paraburgim për shkak të akuzave për krime lufte nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara, në Hagë.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info nuk është gjetur i konfirmuar pretendimi i llogarisë në fjalë, në asnjë nga burimet zyrtare.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “gazetalb” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@gazetalb/video/7317094080985500934

Hibrid.info ka hulumtuar në ueb-faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit tё Specializuar të Kosovёs.

Në këtë ueb-faqe, më saktësisht në seksionin e emëruar “Lajme/Media”, nga njoftimet e ndara nga ky institucion, nuk është gjetur asnjë i ngjashëm me pretendimin e lartcekur (shih këtu).


Vendimi i fundit sa i përket procesit gjyqësor të Hashim Thaçit në Hagë, është gjetur i publikuar nga hibrid.info, në artikujt e disa mediave në gjuhën shqipe (14 dhjetor) (shih këtu dhe këtu).

Në raport tregohet se Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli si dhe po ashtu nuk qartësohet kohëzgjatja e këtij procesi gjyqësor.


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material me anë të cilit pretendohet se ish-presidenti Hashim Thaçi, do të lirohet në mars të vitit 2024.

Pas verifikimit nga hibrid.info, nuk janë gjetur burime zyrtare që konfirmojnë pretendimin e publikuar.

Bazuar në metodologjinë e punës. hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si, “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësisht prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere