Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Policia demanton lajmin se polici serb i burgosur “është në rrezik jete”

FESTIM RIZANAJ

Media në gjuhën serbe kanë publikuar dje (13 dhjetor) artikuj me pretendimin se i arrestuari nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për sulmet e organizuar ndaj KKZ-së në veri të Mitrovicës, Dejan Pantiq, është në rrezik për jetë për shkak se nuk po i ofrohet trajtim mjekësor dhe po mbahet në kushte të këqija.

Artikujt janë të bazuar në deklaratat e avokatit, familjarëve të Dejan Pantiq, si dhe të shefit të zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

Policia e Kosovës demanton mediat serbe dhe Petar Petkoviq, drejtor në të ashtuquajturën Zyrën për Kosovën në Serbi për pretendimet e tyre.

Vegëza e artikujve të publikuar në mediat serbe:

https://www.sd.rs/vesti/kosovo/pantic-i-dalje-nije-dobio-lekove-za-srce-spava-na-stolici-advokat-otkrio-najnovije-detalje-traze-30-2022-12-12

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1181290/nastavak-terora-sud-pristini-odredio-pritvor-srbiju-kog-albanci-uhapsili-jarinju

https://www.alo.rs/vesti/kim/702740/kurti-nastavlja-teror-panticu-odredili-pritvor-ne-daju-mu-ni-lekove/vest

https://www.kosovo-online.com/vesti/hronika/advokat-za-pantica-tuzilac-trazi-pritvor-od-30-dana-sto-je-protiv-zakona-spavao-je-na

Pjesë të artikujve të publikuar në mediat serbe:

Avokati Srgjan Mitroviq ka thënë për Kosova Online se prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh edhe pse është në kundërshtim me ligjin dhe ka shtuar se pret që vendimi të merret në orët e ardhshme .

– Dejani është në një objekt në Jarinj, duket i lodhur, më është ankuar se ka fjetur në karrige – ka thënë Mitroviq.

Ai tregon se ka propozuar që i arrestuari Pantiq të lirohet ose të vendoset në arrest shtëpiak.

Mitroviq thotë se Pantiq, edhe pse i sëmurë me zemër, ende nuk e ka marrë terapinë , por i është thënë se do t’i dorëzohet sa më shpejt.

Vegëza e deklaratës së Petar Petkoviq:

Pjesë të deklaratës së Petar Petkoviq:

Dejan Pantiq për të katërtën ditë nuk ka mjekim, prandaj jeta e tij është në rrezik! Aljbin Kurti për të katërtën ditë nuk e lejon një pacient të rëndë të zemrës, i cili së fundmi i është nënshtruar operacionit, të marrë terapinë e nevojshme! Familja e tij nuk mund të kontaktojë me të.


Pretendimet të vazhdueshme nga persona të caktuar dhe disa media kryesisht serbe, përfshirë atë të fundit, të publikuar përmes video-mesazhit janë demantuar nga Policia e Kosovës.

Nga Policia e Kosovës informohet se Pantiqit i është ofruar avokati mbrojtës si dhe i është lejuar përdorimi i barnave mjekësore, duke demantuar kështu mediat serbe dhe deklaratat e shefit të Zyrës për Kosovën Petar Petkoviqit, për pretendimet e tyre.

“I njëjti është trajtuar mjaft mirë konform rrethanave të krijuara, ndaj të njëjtit janë respektuar të drejtat njerëzore që i takojnë personit të ndaluar, i janë lexuar të drejtat e tij, i është ofruar avokati mbrojtës si dhe i është lejuar përdorimi i barnave mjekësore. Po ashtu Policia e Kosovës ka arritur që të sigurojë barnat e nevojshme për personin e ndaluar.” (këtu)

Analiza:

Media në gjuhën serbe kanë publikuar artikuj me pretendimin se i arrestuari nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për sulmet e organizuar ndaj KKZ-së në veri të Mitrovicës, Dejan Pantiq është në rrezik për jetë për shkak se nuk po i ofrohet trajtim mjekësor dhe po mbahet në kushte të këqija.

Policia e Kosovës informon se Pantiqit i është ofruar avokati mbrojtës si dhe i është lejuar përdorimi i barnave mjekësore duke demantuar kështu mediat serbe dhe deklaratat e shefit të Zyrës për Kosovën Petar Petkoviqit, për pretendimet e tyre.

Në bazë të metodologjisë së punë hibrid.info vlerëson se këto pretendimet janë të pabaza dhe konsiderohen “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere