[email protected]
Publikohen artikuj me tituj përgjithësues që nuk sqarojnë vendndodhjen e ngjarjeve
shape
shape
shape

Portalet informative “Insajderi.org” dhe “Kosova-sot.info” kanë publikuar artikuj me tituj përgjithësues që nuk e qartësojnë vendndodhjen e ngjarjes.

“Insajderi.org” dje (13 janar) ka publikuar artikullin me titull “Vdes 20-vjeçarja pasi sulmohet nga shtatë qen”.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “një 20-vjeçare ka vdekur në Britani dhe një tjetër ka mbetur e lënduar pasi u sulmuan nga shtatë qen”.

Duke e ditur se ky portal informativ shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Insajderi.org”:


Portali tjetër informativ “Kosova-sot.info” të enjten (12 janar) ka publikuar artikullin me titull përgjithësues “Arrestohet pasi vodhi pasagjerët në aeroport”.

Në përmbajtje të këtij artikulli bëhet e qartë se kjo ngjarje ka ndodhur në Athinë të Greqisë.

“Sot është arrestuar së bashku me bashkëshorten e tij 39-vjeçare, një punonjës 41-vjeçar i cili punonte brenda aeroportit “El. Venizelos” në Athinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

41-vjeçari kishte kryer një seri vjedhjesh të pasagjerëve në aeroport dhe këtë e dëshmojnë sendet që ju sekuestruan”.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/659980/arrestohet-pasi-vodhi-pasagjeret-ne-aeroport/?fbclid=IwAR1IkmSzHnrfcEOa4BDL252yi0apORa88DWCdqVsuS7JDHAemZ7_Zao2eNs


Portali informativ “Kosova-sot.info” është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu). Titulli mund të lë vend për keqinformim te lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin britanik “BBC”, në lidhje me vdekjen e një gruaje rreth të 20-ve, si pasojë e sulmit nga qentë. (shih këtu)

Gjithashtu, hibrid.info ka gjetur edhe lajmin tjetër të publikuar nga mediumi grek “Greekreporter.com” në lidhje me punonjësin e Aeroportit të Athinës, i cili kishte vjedhur bagazhet e pasagjerëve. (shih këtu)


Analiza:

Portale informative në Kosovë kanë publikuar artikuj me tituj përgjithësues, duke mos sqaruar se në cilin shtet kanë ndodhur ato.

Këto portal të lartcekura të cilat veprojnë në Kosovë dhe lexuesit parësor i kanë nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhen fjalë këto lajme, shumë lehtë mund t’i dezinformojnë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarjet kanë ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others