[email protected]
Titulli nuk sqaron se ulja e çmimit të produkteve në markete dhe farmaci është nismë e Qeverisë së Italisë
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova sot” ka publikuar dje (1 tetor) artikullin me titull “Nisma e qeverisë për zblutjen e inflacionit, ulje çmimesh në markete e farmaci”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në artikull, dhe ka vërtetuar se titulli është përgjithësues, pasi i njëjti nuk tregon se cili shtet ka marr një nismë të tillë.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, më saktësisht në paragrafin e dyte, ku thuhet “Nisma u promovua nga Ministria e Biznesit dhe Made in Italy, në bashkëpunim me shoqatat tregtare në botën e konsumit në shkallë të gjerë…”.

Duke ditur faktin që portali informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumica e lexuesve të tij janë shqip-folës (shih këtu), titulli lë hapësirë për keqinformim se bëhet fjalë për nismë të Qeverisë së Kosovës për uljen e çmimeve në markete dhe farmaci.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/690942/nisma-e-qeverise-per-zblutjen-e-inflacionit-ulje-cmimesh-ne-markete-e-farmaci/?fbclid=IwAR0kLNOHWw_xd5Kmx701qZTI_Mcpd7iGUOkuLzsYTHkL9K1NdVKidqyundc


Hibrid.info po ashtu për të vërtetuar se bëhet fjalë për një nismë të marrë nga Qeveria e Italisë, ka gjetur të publikuar në media italiane artikuj në lidhje me vendimin në fjalë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar një artikull në lidhje me nismë të Qeverisë së Italisë për uljen e çmimit të produkteve në markete dhe farmaci, por që në titull nuk sqarohet se cili shtet ka marr këtë vendim.

Mediumi online “kosova-sot.info”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mos qartësimi në titull se për ish-presidentin e cilit shtet bëhet fjalë, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se lajmi ka të bëjë me ndonjë nismë të marrë nga Qeveria e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »