Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e… Të fundit | Rishikimi i javës: Keqinterpretimi i deklaratës së Lutfi Hazirit për koalic… Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV
[ ARTIKULLI ]

Pamjet e shfaqura nuk paraqesin konfliktin aktual në Izrael

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “The Reis” ka publikuar me 08 tetor një video-material me mbi shkrimin “Tel Aviv” në të cilën shfaqen disa zjarre raketash.

Por që hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka gjetur se pamjet e shfaqura janë të vjetra dhe nuk përkojnë me situatën aktuale në Izrael.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga “The Reis”:

https://www.facebook.com/watch/?v=1004029317537514


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur të njëjtin video-material të publikuar në vitin 2021, gjë e cila mjafton për të kuptuar se pamjet e shfaqura nuk paraqesin aktualitetin. (shih këtu)


Nuk dihet se cilin vend shfaqin pamjet, ndonëse edhe në mbishkrimin e postimit të publikuar në vitin 2021 nënkuptohet se bëhet fjalë për Izraelin.

Megjithatë, hibrid.info vlerëson se faqja në Facebook me emrin “The Reis” është munduar ta paraqes këtë video-material si aktual, që lidhet me konfliktin e ditëve të fundit në Izrael.


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar një video-material ku shfaqen pamje lufte, nga mbishkrimi i së cilës lë të nënkuptohet se bëhet fjalë për luftimet e ndodhura këto ditë në Izrael.

Megjithatë, hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka vërtetuar se pamjet e shfaqura në video-materialin e publikuar nga faqja në fjalë, janë të vjetra të publikuara qëllimisht me tendencë që të paraqiten si aktuale.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere