Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Me imazh të vitit 2014 pretendohet të paraqitet gjendja aktuale në Gaza

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Mesazhe Islame” ka publikuar me 30 tetor një postim për gjendjen aktuale në Gaza, duke ia bashkangjitur edhe një fotografi.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi nuk paraqet konfliktin aktual Hamas-Izrael, por i njëjti është realizuar në vitin 2014.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Mesazhe Islame”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid05H9s9MRfQMHHD8Et22THQfCUN3dgEPdEDtcxVN8VPNCz9pnrmqJshLzLj8qRGApgl&id=100063766562904


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë imazhin e njëjtë të publikuar në mediumin britanik “Independent.co.uk”, ku sqarohet se fotografia është realizuar me 29 korrik 2014. (shih këtu)

Përshkrimi i imazhit, i përkthyer në gjuhën shqipe:

Nga lagjja Tuffah ngrihet tymi pas sulmeve ajrore izraelite në lindje të qytetit të Gazës, 29 korrik 2014(EPA)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se faqja “Mesazhe Islame” ka përdorur fotografi të vitit 2014, të cilës i ka bashkangjitur edhe një mbishkrim rreth gjendjes aktuale në Gaza.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere