[email protected]
Lajmi se “rënia në 80 e numrit të pacientëve me Covid-19 në ShSKUK”, i pavërtetë
shape
shape
shape

Një numër i madh i mediave online kanë publikuar, pak ditë më parë, artikuj që përshkruajnë rënien e pacientëve të shtrirë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) për trajtim nga Covid-19. Por, në një pjesë të madhe të këtyre publikimeve, vërehet që titulli është në shpërputhje me lajmin. Për më tepër, disa prej mediave e kanë keqkuptuar këtë lajm dhe, si rrjedhojë, kanë shpërndarë dezinformatë tek lexuesit.

Informata e dhënë nga mjekët e ShSKUK ka qenë se “ka rënë në 80 numri i pacientëve që janë duke u trajtuar me Covid-19 në Klinikën Infektive”. Ndërsa, shumë prej mediave e kanë interpretuar këtë si rënie të pacientëve në të gjithë qendrën spitalore (në të gjitha klinikat).

Ky artikull është shpërndarë nga shumë media.


Artikulli i plotë:

T: Bie në 80 numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në QKUK.

Ka rënë në 80 numri i pacientëve të shtrirë me COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK.

Këtë e ka thënë sonte infektologu Murat Mehmeti, i cili ka theksuar se gjysma prej tyre janë me oksigjenoterapi, njofton Klan Kosova.

“Për fat të mirë nuk kemi ndonjë pacient të intibuar. Tre pacientë janë në mjekim intensiv, ata qëndrojnë mirë me oksigjen me maskë të zakonshme”, është shprehur Mehmeti.

“Kemi një rënie të vogël të fluksit të pacientëve dhe kjo sigurisht. Kemi pacientë në gjendje më të lehtë. Fakti që ka rënë paska numri i të sëmurëve nënkupton se edhe dinamika është më e vogël. Numri 80 i pacientëve nënkupton se duhet punë dhe përkushtim i madh sepse gati të gjithë këta pacientë janë në oksigjenoterapi”.

Vegëzat e disa artikujve:

Lajmi i mirë nga QKUK: Bie në 80 numri i të hospitalizuarve me COVID-19

Bie në 80 numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në QKUK

Bie në 80 numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në QKUK, Mehmeti bën thirrje për respektim të masave (VIDEO)


Në shumicën e artikujve, përmbajtja e tekstit nuk korrespodon me titullin. Për dallim me titullin që është i pasaktë, përmbajtja në brendësi të tekstit sqaron që rënie në 80 e numrit të pacientëve që po trajtohet me Covid-19, ka ndodhur vetëm në Klinikën Infektive, përderisa një pjesë tjetër e konsiderueshme e trajtimeve po bëhen në klinika tjera në ShSKUK.

Këtë e dëshmon edhe raporti i ditës së njëjtë i dërguar përmes email-it nga Ministria e Shëndetësisë për numrin e pacientëve të infektuar me Covid-19 të hospitalizuar në të gjitha klinikat e kësaj qendre spitalore.


Analizë:

Në bazë të analizës së fakteve të kontrolluara nga hibrid.info, mund të thuhet se këta artikuj cilësohen si dezinformatë, clickbait, lajm i rremë dhe shpërndarje e lajmeve të rreme.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Transmetimi i lajmeve të rreme – Ky vlerësim u jepet raporteve të mediave në të cilat transmetohet përmbajtja origjinale e një mediumi tjetër, i cili përmban një lajm të rremë. Vlerësimi jepet vetëm për transmetimin e përmbajtjes që kategorizohet si lajm i rremë.

Clickbait – ”Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others