[email protected]
Titull i sajuar: Nuk është sulmuar Shqipëria
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (19 tetor) një artikull me titull “Sulmohet sërish Shqipëria, detajet e para”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është tendencioz dhe që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Gjatë hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se këto portale të dyshimta, këtë artikull, rezulton ta kenë marrë nga portali online “Faxweb.al”, të cilit më pas i kanë ndryshuar titullin.

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Faxweb.al” është ngritur dilema nëse rënia e sistemit TIMS në pikat kufitare të Shqipërisë, është shkaktuar nga një sulm i përsëritur kibernetik. Dilema e ngritur nga “Faxweb.al” është bazuar në burime informacioni të këtij mediumi nga Shqipëria.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “seedoof.com”, “onlinenews54.com” dhe “laberianews.com”:

https://seedoof.com/2022/10/19/i-fundit-sulmohet-serish-shqiperia-detajet-e-para/?fbclid=IwAR291dMzZOqpMF3PhcC0Li8uvZ23Jno6GpiIjr1M5VyZ-cIiYcDEKNtv-_A
https://onlinenews54.com/Imsingel/2022/10/18/e-fundit-sulmohet-serish-shqiperia-detajet-e-para/?fbclid=IwAR19QLYI2k1Luzt8MbwP0YQCOFxkGeMRyMzIvNAs2Ryp_dI-0gYLs1GJORk
https://laberianews.com/2022/10/19/lajm-i-fundit-sulmohet-serish-shqiperia-detajet-e-para/?fbclid=IwAR0artFAIcsj3HEd9-PzgLd1Ig_GZBXYkHNJrRkLoO3He1qdvOBQdqeeazY

Ky artikull me titull tendencioz është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “33shi.com”, “Humor Pa Fund Alb” dhe “Labëria News”.


Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga portali online “Faxweb.al”, i cili mban titullin “Shqipëria sërish pre e sulmeve kibernetike? Bie sistemi TIMS në pikat kufitare të vendit”. (shih këtu)

Dilema e ngritur nga “Faxweb.al” bazohet e sulmet e mëparshme kibernetike, me të cilat ishte ballafaquar Shqipëria, kryesisht gjatë muajve të fundit. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Megjithatë, pas raportimit të “Faxweb.al” lidhur me rënien e sistemit TIMS, ishte Policia e Shqipërisë që reagoi duke e qartësuar dilemën.

Ky institucion ka hedhur poshtë pretendimet e publikuara, sipas saj në media, se “sistemi TIMS ka dalë jashtë funksionit një natë më parë për shkak të një sulmi kibernetik, por që kjo ka ndodhur pasi është kryer një mirëmbajtje në këtë sistem”. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar artikullin e marrë nga “Faxweb.al” rreth mundësisë së rënies së sistemin TIMS në pikat kufitare të Shqipërisë si shkak i ndonjë sulm kibernetik.

Mirëpo, këto portale këtij artikulli i kanë vënë titull me pretendim të pabazuar se “sulmohet sërish Shqipëria”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others