Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk bëhet e ditur se Ardon Jashari ka refuzuar të luajë për kombëtaren U-21 të Zvicrës

HIBRID

Portali informativ “Indeksonline.net” me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull me titull “Ardon Jashari refuzon të luajë për Zvicrën”.

Hibrid.info ka verifikuar se në përmbajtje të artikullit sqarohet se futbollisti me origjinë shqiptare ka refuzuar t’i bashkohet kategorisë së grupmoshave nën moshën 21 vjeçare të kombëtares së Zvicrës në futboll.

Në bazë të këtyre gjetjeve, hibrid.info vlerëson se titulli i këtij artikull nuk përputhet me përmbajtjen e tij.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “indeksonline.net”:

https://indeksonline.net/ardon-jashari-refuzon-te-luaje-per-zvicren/


Në kreun e artikullit thuhet se “Ardon Jashari ka refuzuar që t’i bashkohet Kombëtares U21 të Zvicrës.”, ndryshe nga titulli, i cili nuk e sqaron plotësisht këtë gjë.

Hibrid.info ka vlerësuar se ky mos sqarim në titull, lë hapësirë për interpretime se Ardon Jashari ka refuzuar të luajë për kombëtaren A të Zvicrës.

Hibrid.info po ashtu ka gjetur edhe artikuj tjerë në mediat e tjera të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat e sqarojnë në tituj dhe në përmbajtje se Jashari ka refuzuar të luajë për kombëtaren U-21 (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Një portal informativ më përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull, titulli i së cilës nuk përmban informacionin e plotë, se Ardon Jashari ka refuzuar të luajë për kombëtaren U21 të Zvicrës.

Ky informacion sqarohet vetëm në përmbajtje të artikullit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere