Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Portreti i ish-presidentit Thaçi në një mbledhje të LDK-së është i montuar

HIBRID

Llogaria në TikTok që mban emrin “lagraqsaqi” ka publikuar dje (23 nëntor) një video-material i cili paraqet imazhin e një mbledhjeje të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Në sfond të këtij imazhi duket fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Por hibrid.info ka vërtetuar se imazhi i publikuar nga llogaria në fjalë është i montuar.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “lagraqsaqi”:

https://www.tiktok.com/@lagraqsaqi/video/7304069764501097760


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur te gjejë imazhin real nga mbledhja e LDK-së. Imazhi është publikuar (16 janar) në një postim të Lumir Abdixhikut, kryetarit të LDK-së në Facebook (shih këtu).

Imazhi tregon qartë se fotografia e paraqitur në sfond nga kjo mbledhje, shfaq imazhin e ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjë e cila e vërteton së publikimi në TikTok nga llogaria në fjalë është i montuar.


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material me imazhin nga një mbledhje e LDK-së, me fotografinë e ish-presidentit Thaçi në sfond.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka gjetur imazhin real i cili në fakt në sfond shfaq fotografinë e ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Duke u bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë publikim si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere