Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues dhe i pasaktë për ngjarje të ndodhur në Stamboll

FATBARDH DEMA

Portali informativ në gjuhën shqipe “sot.com.al” ka publikuar një artikull me titull “Të shtëna me armë në një xhami, raportohet për të plagosur”.

Por në përmbajtjen e artikullit në portalin përkatës tregohet se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Stamboll.

Gjithashtu, titulli është i pasaktë, pasi lë të kuptohet se plagosja është bërë me armë zjarri, e që po ashtu në fotografi ilustruese paraqitet një revole. Ndërsa në artikull sqarohet se një nga vizitorët në një xhami në lagjen Fatih të Stambollit, sulmoi një imam dhe një famullitar me thikë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “sot.com.al”:

https://sot.com.al/bota/te-shtena-me-arme-ne-nje-xhami-raportohet-per-te-plagosur-i634220?fbclid=IwAR0CLg2pLO0aGN4cwWqcP-sel7j2YPK-3kv_4iw-8WKS-1QEI__YS92R9pU


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga disa mediume të huaja, për ta vërtetuar edhe më tej faktin se ngjarja ka ndodhur në Stamboll dhe se plagosja ka ardhur si pasojë e therjes me thikë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Një portal informativ në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull lidhur me një ngjarje të ndodhur në një xhami në Stamboll, duke mos sqaruar se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Gjithashtu, në titull pretendohet pasaktë se plagosja ka ndodhur pas shkrepjes së armës, e ndërsa në përmbajtje thuhet se plagosja ka ndodhur si pasojë e therjes me thikë.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Clickbait” dhe “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere