[email protected]
Artikujt se VV i uron “mirëseardhje” Vjosa Osmanit, janë të pavërtetë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “thedailybarta24.com” ka publikuar një artikull me titull “Vetëvendosje: Mirë se vjen Vjosa Osmani, Ju mirëpresim!”, duke aluduar në një ftesë të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, për t’iu bashkangjitur kësaj partie.

Me të klikuar tekstin e plotë të vendosur në këtë artikull, shihet qartë se përmbajtja paraqet njoftimin e Vjosa Osmanit për largimin nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), gjë që nuk korrespondon me atë çka thuhet në titull.

Ky artikull është bërë gjatë javës që po lëmë pas kur ish-anëtarja e kryesisë së LDK-së, ka njoftuar mediat për largimin nga kjo parti, si rezultat i mospërputhjeve politike me disa nga udhëheqësit.

Artikulli origjinal i thedailybarta24.com:

T: Vetëvendosje: Mirë se vjen Vjosa Osmani, Ju mirëpresim!

Largimi i Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po e dërgon atë drejt forcímit të bashkëpunimit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Këtë e ka thënë edhe vet kryetarja e Kuvendit të Kosovës, duke e konfirmuar se është në kontakt me Kurtin.

“Ne jemi në kontakt dhe diskutojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit, se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do të ju njoftojmë në momentin që do të konkretizohet”, u ka deklaruar Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit është mirëpritur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe nga njohësit e çështjeve politike.

Deputetja e VV-së: Ne kemi ndarë të njëjtat mendime me Vjosa Osmanin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arta Bajralija, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se për shumë çështje të caktuara VV ka ndarë të njëjta mendim me Osmanin.

Vegëza e artikullit të thedailybarta24.com:

https://thedailybarta24.com/pre/?p=2385&fbclid=IwAR2jEEF_vHQLQGMoIoun5ByBBto306dqqcsJ7s6xkk-pgNVwwlojN2Kip_o

Siç shihet në këtë artikull, përmbajtja paraqet deklaratën e Osmanit dhe disa të tjera të zyrtarëve të VV-së, por asnjëherë nuk thuhet se dikush nga kjo parti t’i ketë uruar mirëseardhje asaj. Duke qenë se lajmi i largimit të Osmanit nga LDK nxitë lexushmëri më të madhe, si shkak i kronologjisë së ngjarjeve të mëhershme, shumë media të dyshimta (që nuk kanë adresë, impresum dhe nuk janë të regjistruara si të tilla) shfrytëzojnë këtë moment për të fabrikuar tituj të rremë për të nxitur më shumë vizita. Si rezultat i shtimit të numrit të lexuesve, ata mund të përfitojnë edhe materialisht.


Analiza:

Një artikull i tillë, ku titull është i rrem dhe nuk del nga përmbajtja e tekstit, mund të kategorizohet si “Clickbait”. Ky kategorizim u bëhet atyre teksteve që kanë për qëllim që përmes titujve të nxisin vizitat e lexuesve.


Arsyetimi:

Clickbait

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others