Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se trupi i pajetë i Faton Hajrizit është kthyer në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Pretendohet se është kthyer në Kosovë, trupi i pajetë i të dyshuarit për vrasjen e një polici në Serbi, Faton Hajrizit.

Pretendimi është hasur në kopertinën e një video-materiali të publikuar (28 qershor) në faqen e televizionit “Ntv.al” në Facebook.

A është kthyer trupi i Faton Hajrizit?

Hibrid.info ka gjetur se ky lajm nuk është i konfirmuar as në video-materialin e mësipërm as nga institucionet zyrtare në vend.


Vegëza e video-materialit të publikuar në faqen “Ntv Televizion” në Facebook:

https://www.facebook.com/watch/?v=905363404735379


Hibrid.info ka kontrolluar dhe ka gjetur se asnjëra nga storjet e shfaqura në këtë video-material të gjatë prej më shumë se 11 minutash, nuk informon për pretendimin që shfaqet para klikimit.

Duke qenë se avokati Arianit Koci kishte marrë autorizimin e familjes për tërheqjen e trupit të të ndjerit, hibrid.info ka hulumtuar në llogarinë e tij në Facebook, për të konfirmuar pretendimin.

Bazuar në publikimet e fundit të avokatit Koci, kuptohet se trupi i pajetë i Faton Hajrizit ende po qëndron në Serbi (shih këtu).

Gjithashtu edhe nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka informacione zyrtare në lidhje me çështjen (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se trupi i pajetë i Faton Hajrizit është kthyer në Kosovë, është i pasaktë.

Hibrid.info ka gjetur se trupi i të ndjerit po vazhdon të qëndrojë në Serbi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere