[email protected]
Pretendime pa fakte se FSK-ja do të furnizohet edhe me tre dronë Bayraktar e fluturaken pa pilot Kizilelma
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes disa postimeve në Facebook u pretendua se tre dronë Bayraktar dhe fluturakja pa pilot Kizilelma, do t’i shtohen Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Këto postime u publikuan në Facebook (12, 13 gusht) nga faqet “DARDANIA ARMY” dhe “Dardania Today”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar në burime kredibile, që pretendon për furnizimin e FSK-së me këto lloj pajisje.


Vegëzat e postimeve të publikuara në Facebook nga faqet “DARDANIA ARMY” dhe “Dardania Today”:

https://archive.ph/YQ7Oa#selection-1347.0-1347.77

https://archive.ph/ousdw


Sa i përket pretendimit për furnizimin e FSK-së edhe me tre dronë Bayraktar deri në fund të vitit, hibrid.info ka hulumtuar dhe ka vërtetuar se nuk ka asnjë informacion të publikuar që dëshmon një gjë të tillë.

Duke u bazuar në gjetjet online, deri tani dihet se në korrik të vitit 2023, Kosova kishte pranuar disa dronë Bayraktar, pas nënshkrimit të marrëveshjes me prodhuesin turk. (shih këtu dhe këtu).


Ndërsa edhe pretendimi tjetër se fluturakja pa pilot Kizilelma është e gatshme për FSK-në, është i pabazuar në asnjë fakt.

Gjatë kërkimit në lidhje me këtë pretendim, hibrid.info ka gjetur një status në Facebook, në llogarinë zyrtare të kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti (3 qershor), i cili kishte njoftuar për vizitën në kompaninë turke të industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit, “Baykar”. Ai tregoi se ka parë nga afër prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, të emërtuar Kizilelma. (shih këtu)

Ndërsa në pyetjen direkte në lidhje me blerjen e këtyre flutarake, të publikuar në faqen në Facebook të portalit me përmbajtje në gjuhën shqipe, “Raporto24.com” (4 qershor), kryeministri Kurti nuk konfirmoi arritjen e ndonjë marrëveshjeje për blerjen e këtyre flutarakeve dhe shtoi se për çdo zhvillim në lidhje me këtë çështje do të mund të merret vesh më vonë (shih këtu).


Analiza:

Pretendimet se FSK-ja do të furnizohet me fluturaken pa pilot Kizilelma dhe me tre dronë të tjerë Bayraktar deri në fund të vitit, nuk janë të bazuara në asnjë fakt dhe nuk posedojnë asnjë burim kredibil.

Hibrid.info pas hulumtimit online, nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar në burime kredibile, që dëshmojnë këto pretendime.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto pretendime si “Teori Konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others

Translate »
1406