[email protected]
Oferta të rreme me biçikleta elektrike
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohen disa përmbajtje, me anë të cilave paraqiten pretendime, me oferta për biçikleta elektrike në shitje, të cilat ofrohen me zbritje, për të interesuarit.

Përmbajtjet janë publikuar të sponsorizuar, si imazhe në Facebook, nga faqet “A new beginning” (3 shtator) dhe “DealDiscover Corner” (5 shtator).

Çka gjeti hibrid.info?

Hibrid.info ka gjetur se nuk dihen cila biznese ofrojnë ofertën e paraqitur dhe se faqet të cilat kanë publikuar këto përmbajtje janë të dyshimta.


Këtyre dy përmbajtjeve iu janë bashkangjitur edhe vëgëza të cilat hapen pas klikimit në imazhe (shih këtu dhe këtu).

Hibrid.info ka gjetur se pas klikimit të vegëzave të përfshira në imazhet e publikuara,  shfaqet ueb-faqja e njëjtë, e cila nuk paraqet mundësitë e ofruara në përmbajtjet e publikuara në Facebook dhe nuk jep asnjë informacion mbi bizneset apo kompanitë që ofrojnë mundësinë në fjalë.

Në hapësirat e kësaj faqe shihen disa opsione të cilat pas klikimit në to, të dërgojnë në faqe kompanish të huaja, të cilat nuk janë në gjuhën shqipe.


Po ashtu, hibrid.info ka kontrolluar kredibilitetin e kësaj ueb-faqe, përmes platformës që vlerëson besueshmërinë e faqeve, “Scam-detector.com”, ku tregohet se ueb-faqja e kontrolluara ka besueshmëri të nivelit të ulët dhe është e dyshimtë (shih këtu).

Hibrid.info ka kontrolluar faqet publikuese të këtyre përmbajtjeve, në të cilat është vërejtur numër i vogël postimesh dhe mungesë e informacioneve rreth profilit të këtyre faqeve (shih këtu dhe këtu).

Ndërsa në të dhënat për menaxhimin e faqeve në Facebook, është gjetur se vendndodhja e menaxhuesve me këto faqe, është Mali i Zi.


Analiza:

Përmbajtjet në gjuhën shqipe që pretendojnë se ofrohen biçikletat elektrike pwr shitje me zbritje, janë të dyshimta.

Mungojnë informatat se kush e ofron këtë mundësi dhe publikuesit e përmbajtjeve janë të dyshimtë

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »