Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim mashtrues për subvencionim me njësi banesore për të pastrehët e të papunët

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Është publikuar një përmbajtje me anë të së cilës pretendohet se ofrohet subvencion për strehim, për 800 njësi banimi në Kosovë.

Në mbishkrimin e këtij postimi, pretendohet se për t’u regjistruar duhet që personi të jetë banor i Kosovës ose i huaj, mbi 45 vjeç, i pastrehë ose i papunë.

Postimi u publikua dje (5 nëntor) në Facebook nga faqja “Sanjida Nasrin-01”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se mungojnë të dhënat bazike lidhur me këtë “subvencion”.

Ky pretendim është bërë përmes një imazhi në Facebook, të cilit i është integruar një vegëz që shfaqet pas klikimit në imazh.


Hibrid.info ka gjetur se pas klikimit të vegëzës së përfshirë në imazhin e publikuar, ueb-faqja e shfaqur nuk jep asnjë informacion mbi ndonjë institucion që ofron këtë mundësi. Në hapësirën e ueb-faqes shfaqen disa opsione, të cilat pas klikimit në to, të dërgojnë në faqe kompanish të huaja, të cilat nuk është se ofrojnë mundësinë e reklamuar, e aq më pak në gjuhën shqipe. (shih fotografinë më poshtë)

Hibrid.info ka verifikuar kredibilitetin e kësaj ueb-faqe përmes platformës që vlerëson besueshmërinë e faqeve, “Scamdoc.com”, ku tregohet se ajo ka besueshmëri të ulët dhe është e dyshimtë (shih këtu).


Analiza:

Përmbajtja që pretendon se ofrohet mundësi për subvencion për strehim në Kosovë, është e dyshimtë.

Mungojnë informatat se kush e ofron këtë mundësi dhe publikuesi i përmbajtjes është i dyshimtë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere