Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Vuçiqi nuk e ka shpërndarë postimin e gazetarit Buzhala në X

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një imazhi pretendohet se presidenti serb, Alleksandar Vuçiq ka shpërndarë në X (ish-Twitter) postimin e gazetarit Berat Buzhala.

Tutje në përshkrimin e këtij imazhi pretendohet se në këtë postim, Buzhala ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për shpërthimin që ndodhi më 29 nëntor në kanalin e ujit “Ibër-Lepenc” në Zubin Potok.

Kjo përmbajtje u publikua sot (3 dhjetor) në Facebook nga faqja “Lajme Nga Bota”.

E vërteta?

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se pretendimi i bërë nga faqja e lartcekur, është i rremë.


Hibrid.info ka gjetur se postimi i Buzhalës është i vjetër (31 maj 2023) dhe nuk ka të bëjë me ngjarjen e 29 nëntorit në Zubin Potok.

Në cicërimën e Buzhalës shihet të ketë një përmbajtje (anglisht) rreth një opinionit të tij për sfidat që, siç i përshkruan ai, “i kanë gazetarët që nuk pajtohen me pushtetin për zhvillimet e fundit në veri”. 

Pjesë nga cicërima e Berat Buzhalës në llogarinë e tij në Twitter më 31 maj, të përkthyera në shqip:

“Është vërtet një situatë sfiduese për ne gazetarët e Kosovës që nuk pajtohemi me qasjen e qeverisë Kurti, veçanërisht në lidhje me pjesën veriore të Kosovës. Ne besojmë fuqishëm se Kurti po merr disa vendime të gabuara, veçanërisht duke u kthyer kundër gjithë komunitetit ndërkombëtar që e mbështet Kosovën, duke përfshirë edhe aleatin tonë më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara. Ne i kemi paralajmëruar njerëzit për pasojat e mundshme të këtyre veprimeve”.

Hibrid.info pas hulumtimit ka konstatuar se në llogarinë e presidentit serb në X, nuk shfaqet asnjë shpërndarje e postimit të gazetarit Buzhala. Postimi i fundit nga Vuçiqi në këtë platformë është ai i bërë sot që nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet në Kosovë. (këtu)


Kjo nuk është hera e parë që një pretendim i tillë u publikua online. Hibrid.info e ka trajtuar edhe më parë pretendimin e ngjashëm se Vuçiqi ka shpërndarë postimin e Buzhalës. (shih këtu dhe këtu)

Vërtetësia e këtij materiali u kontestua edhe nga vetë personi i përfolur në të. Gazetari Berat Buzhala me datë 31 maj 2023, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook e cilësoi këtë pretendim si “fake” (e rreme). (shih reagimin e Buzhalës (këtu)

Edhe reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) në Facebook, vërteton se gazetari Berat Buzhala ishte bërë cak i foto-montazheve. (shih publikimin nga AGK (këtu).


Analiza:

Në një imazh të publikuar në media sociale, pretendohet se presidenti serb Alleksandar Vuçiq e ka shpërndarë në Twitter postimin e gazetarit Berat Buzhala, me pretendimin se ky i fundit kishte fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për shpërthimin që ndodhi më 29 nëntor në kanalin e ujit “Ibër-Lepenc” në Zubin Potok.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i rremë. Postimi i bërë nga Buzhala është i vjetër (31 maj 2023), përmes së cilit ai kishte shprehur opinionin e tij për sfidat që, siç i përshkruan, “i kanë gazetarët që nuk pajtohen me pushtetin për zhvillimet e fundit në veri”. 

Gjithashtu, ky postimi nuk është gjetur i shpërndarë në llogarinë e presidentit serb në X.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere