info@hibrid.info
Siria nuk e ka njohur Kosovën si shtet
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Nëpërmjet një publikimi në TikTok, është pretenduar se Siria e ka njohur Kosovën si shtet.

“Lajmi i Fundit. Siria njeh Kosoven si shtet shum shpejt do hapet Ambasada e Kosoves ne Damask”, është mbishkrimi që llogaria “pogradeccii” i ka vënë një fotografie të liderit të ri sirian Ahmed al-Sharaa, në publikimin e bërë më 4 janar.

E vërteta?

Siria ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet. Kjo konfirmohet nga lista e njohjeve në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e në të cilën njohja nga Izraeli e vitit 2021 mbetet e fundit.

Publikimi në TikTok deri tash ka marrë mbi 97 mijë shikime dhe gati 3600 pëlqime.

Hibrid.info ka hulumtuar në gjuhën shqipe përmes makinës së kërkimit “Google” për të gjetur ndonjë burim kredibil për këtë informacion, por rezultatet e kërkimit nuk kanë hasur në diçka të tillë.

Edhe po që se kërkohen përmbajtje për Kosovën në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë, nuk ka asnjë informatë për njohje.


Çka ka ndodhur në Siri?

Pas një kryengritjeje të shpejtë nga forca rebele në Siri, presidenti Bashar al-Assad është larguar nga shteti duke i dhënë fund drejtimit prej më shumë se 50 vjetësh të shtetit nga familja e tij (detajet: BBC)

Ahmed al-Sharaa është lideri de facto i Sirisë që nga 8 dhjetori 2024 (detajet).

Për dallim prej Sirisë, Kosovën e kanë njohur si shtet 117 shtete (Lista e plotë).


Nuk është hera e parë që hibrid.info trajton publikime që lidhen me Sirinë, nga kjo llogari në TikTok. Ditë më parë kjo llogari publikoi përmbajtje të rreme se kinse al-Sharaa ka deklaruar se gjyshi i tij ka prejardhje shqiptare (shih këtu)


Analiza:

Llogaria “pograddeccii” në TikTok ka pretenduar se Siria e ka njohur Kosovën si shtet.

Por bazuar në listën e njohjeve në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, kjo rezulton të jetë e pavërtetë.

Një pretendim i tillë nuk u gjet as në burime të tjera kredibile e nuk ka informacion të tillë as në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »