Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka fakte se djegia e një objekti ndihmës i një familjeje serbe në Radevë është i motivuar etnikisht

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një familjes serbe nga fshati Radevë (Graçanicë), me datë 1 janar i është djegur një objekt ndihmës afër shtëpisë, në të cilin kishte misër e makineri bujqësore.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me datë 2 janar në ueb-faqen e saj zyrtare ka raportuar për këtë ngjarje, me pretendimin se kjo vepër është kryer me motive etnike dhe sipas kësaj zyre, pas çdo akti dhune ndaj popullit serb në Kosovë qëndron një ideologji e urrejtjes, krijuesi dhe promotori kryesor i së cilës është Albin Kurti.

Megjithatë, kjo zyrë nuk ofron asnjë fakt që mund ta mbështesë pretendimin e bërë.

Çka dihet për këtë ngjarje?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, deri në shkrimin e këtij artikulli, kryerësit e veprës e as qëllimi nuk janë identifikuar.


Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (2 janar) thuhet se “në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një hangar me ushqime të bagëtive. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”. (shih fotografinë më poshtë)


Hibrid.info ka gjetur intervistën e pronares së këtij objekti, Sllobodanka Gjokiq, dhënë për median në gjuhën serbe, “Kosovo-Online.com”.

Ajo tha se policia i pati pyetur nëse familja dyshon te dikush. Megjithatë ajo u shpreh se askush nga familjarët nuk pa asgjë.

“Dëgjuam vetëm lehjen e qenit. Fqinji pa zjarrin, na tregoi dhe menjëherë shkuam, por ishte vonë. Bari ishte i thatë dhe asgjë nuk mund të bëhej, veçse kemi qenë të kujdesshëm që zjarri të mos përhapej në fshat për të mos prekur shtëpitë e fqinjëve”, tha ajo për Kosovo-Online.com.

Pretendim i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u publikua edhe në portalin e transmetuesit publik serb, “Rts.rs”.


Analiza:

U pretendua se djegia e një objekti ndihmës i një familjeje serbe në Radevë të Graçanicës është kryer me motive etnike dhe se krijuesi dhe promotori i saj është kryeministri Albin Kurti.

Ky pretendim u bë nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, edhe pse e njëjta nuk ofroi anjë fakt të vetëm që do ta mbështeste atë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Ndërsa në anën tjetër, pronarja e këtij objekti, e pyetur nga policia se a dyshojnë te dikush, ajo u shpreh se askush nga familjarët nuk pa asgjë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin e bërë nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, si “Teori Konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere