Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Beqiri nuk ka thënë se “Albini është produkt i Serbisë”

HIBRID

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Ismet Beqiri : Populli do ta kuptoj qe Albini eshte produkt i Serbise!”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me tekstin. Gjithashtu, edhe përmbajtja e këtij shkrimi është e ndryshuar.

I ftuar në emision Debat Plus në TV Dukagjini, Ismet Beqiri kishte thënë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sa ishte kryeministër kishte prishur raportet mes Amerikës dhe Kosovës. Por ai asnjëherë nuk është shprehur se i pari i Vetëvendosjes është produkt i Serbisë.

Teksti origjinal i artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

Ismet Beqiri : Populli do ta kuptoj qe Albini eshte produkt i Serbise!

Antari i LDK-së, Ismet Beqiri e ka kritikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për kohën që ishte ai kryeminister i Kosovës. Beqiri u shpreh se Kurti t’a fund0s shtetin e Kosovës.

‘Per 50 ditë në qeveri Albini deshti me sjellë Serbin në Kosovë, me Amerikën i pr1shi raportet edhe populli e murrë vesh që ai është argat i Serbis.’ happeni happsiren e më p00shtme ndiqnii pamjeet

Vegëza e artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/3419?fbclid=IwAR2H3WhmhYrVtlEokguNzy6XHTXvXqpRfdU-YlrBSwxZKKJXBt9cniswAoA


Nga minuta e 42:00 në videon e mëposhtme mund të gjeni deklaratën e plotë të Ismet Beqirit në lidhje me prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen.


Analiza:

Artikulli i publikuar në “gjithckafresh.info” përmban titull të rremë dhe përmbajtje të ndryshuar. Pas verifikimit dhe hulumtimit të bërë nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere