Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për ndarje nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Nëpërmjet një publikimi në TikTok është pretenduar se Qeveria ka vendosur t’i ndajë “edhe nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç”.

Pretendimi u bë në formë të mbishkrimit në një postim nga llogaria “fbi3039” në TikTok më 24 shkurt.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky lajm është i vjetër, i paraqitur rrejshëm si vendim aktual nga Qeveria e Kosovës.


Në fotografinë e publikuar në TikTok vërehet logoja e portalit “Raporto24.com”. Pas hulumtimit nga hibrid.info, është gjetur se ky lajm është i vjetër, i publikuar me datë 22 dhjetor 2024, atëkohë kur kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë një konference për media kishin njoftuar për ndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe për gjithë fëmijët të moshave nga 0 deri 16 vjet. (shih këtu)

Hibrid.info ka hulumtuar në ueb-faqet zyrtare të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Ministrisë së Financave, ku vërehet se nuk ka ndonjë vendim të marrë ditët e fundit për ndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjet, siç pretendohet rrejshëm në postimin e publikuar në TikTok.


Analiza:

Përmes një postimi në TikTok në fund të shkurtit, u pretendua se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët deri në moshën 16 vjet.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se lajmi është i vjetër, i cili u ripublikua, si duket, me qëllimin që të paraqitet si vendim aktual nga Qeveria e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere