Të fundit | Inteligjenca artificiale në fushatat politike: mes ilustrimit të premtimeve… Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pasaktë se Real Madrid nuk do të shesë bileta për pjesëtarë të komunitetit LGBTQI+

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një fotografi, ku shihet presidenti i klubit të futbollit Real Madrid, Florentino Pérez, e shoqëruar me një mbishkrim që pretendon se ky klub nuk do të shesë bileta për anëtarë të komunitetit LGBTQI+.

Imazhi me këtë pretendim është publikuar në llogarinë në Facebook të imamit shqiptar, Ahmed Kalajës.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Hibrid.info ka gjetur se nuk ka vendim zyrtar të publikuar nga Real Madrid, ku do të konfirmohej pretendimi.

Llogaria e imam Kalajës në Facebook numëron mbi 360 mijë ndjekës ndërsa ky publikim ka marrë mbi 2 mijë pëlqime.

E njëjta fotografi me këtë pretendim është publikuar nga një numër i madh faqesh dhe publikues të shumtë.

Hibrid.info ka kontrolluar në uebfaqen dhe llogaritë e klubit Real Madrid në Facebook dhe platformën “X”, por në njoftimet e fundit nuk është hasur asnjë publikim që do të konfirmonte pretendimin (shih këtu, këtu dhe këtu).

Gjithashtu pas hulumtimit me anë të motorit të kërkimit “Google”, nuk janë gjetur raportime nga media dhe burime kredibile, me anë të cilave do të mund të vërtetohej pretendimi (shih këtu).

Për të verifikuar më tej saktësinë e këtij pretendimi, hibrid.info ka shqyrtuar procedurat e parashikuara për blerjen e një bilete për një ndeshje futbolli në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Për ndeshjen e ardhshme që Real Madrid do ta luajë në stadiumin e vet më 30 gusht, kundër Mallorca, në të dhënat që u kërkohen të interesuarve para blerjes së biletës nuk figuron pyetja për orientimin seksual.


Analiza:

Pretendimi se Real Madrid nuk do të shesë bileta për komunitetin LGBTQI+ nuk qendron.

Nuk ekziston asnjë vendim zyrtar i klubit dhe procesi i blerjes së biletave nuk kërkon informacione mbi orientimin seksual.

Andaj bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere