Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Sheshel nuk ka deklaruar se “Kurti po hap rrugën për kthimin e Serbisë në Kosovë”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Të shtunën, më 13 shtator, është publikuar një artikull me titull “Politikani serb: Albin Kurti po hap rrugën për kthimin e Serbisë në Kosovë”.

Artikulli është publikuar nga portali informativ “GazetaMetro.net”. Në përmbajtjen e tij pretendohet se këtë deklaratë e ka bërë politikani serb, Vojsllav Sheshel.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se Sheshel nuk ka dhënë një deklaratë të tillë.


Artikulli i “GazetaMetro.com” ka prezantuar një deklaratë duke pretenduar se i përket Sheshelit, e cila përmban edhe gabime drejtshkrimore.

“Populli serb duhet ta falenderoi Albin Kurtin per prishjen e mardhënjeve me amerikën, keshtu ai po na e hap rrugën e kthimit tonë në kosovë, se përndryshe pa amerikën ai as që do të ishte kryeministër sot!”

Gjatë hulumtimit online, hibrid.info ka gjetur se ky pretendim, me këto gabime drejtshkrimore, për herë të parë është publikuar nga faqja në Facebook “Kosova e Re” më 13 shtator, në orën 11:38. Po të njëjtën ditë, në orën 15:31, kjo deklaratë është publikuar edhe nga “GazetaMetro” në Facebook. (shih fotografitë më poshtë)


Hibrid.info ka hulumtuar në Google me fjalët kyçe “Politikani serb: Albin Kurti po hap rrugën për kthimin e Serbisë në Kosovë”, e që rezultatet shfaqin se publikuesit e kësaj për përmbajtje janë vetëm “GazetaMetro.com” dhe faqja “Kosova e Re” në Facebook.

Po ashtu, hibrid.info ka kërkuar këtë deklaratë edhe në gjuhën serbe “Srpski narod treba da zahvali Albinuu Kurtiju za kvarenje odnosa sa Amerikom, jer nam on tako otvara put za naš povratak na Kosovo, inače bez Amerike on danas ne bi ni bio premijer”, por që rezultatet nuk shfaqin asnjë artikull të publikuar në mediat në serbisht. (shih këtu)


Analiza:

Më 13 shtator, u publikua një artikull me titull “Politikani serb: Albin Kurti po hap rrugën për kthimin e Serbisë në Kosovë”, duke pretenduar se kjo ishte deklaratë e Vojsllav Sheshelit.

Pas verifikimit nga hibrid.info, rezulton se Sheshel nuk ka dhënë një deklaratë të tillë. Teksti i publikuar, i cili përmban gabime drejtshkrimore, është gjetur fillimisht në faqen “Kosova e Re” në Facebook, e më pas është shpërndarë nga GazetaMetro.net.

Kërkimet online në shqip dhe serbisht konfirmojnë se deklarata nuk figuron në asnjë medium tjetër. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere