Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Titulli çorientus krijon përshtypje të gabuar se Haxhiu i vlerësoi narrativat e Kurtit në linjën e Serbisë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një artikull i titulluar “Baton Haxhiu sulmon Kurtin: Narrativa e tij është në linjën e Serbisë”.

Kjo përmbajtje është publikuar të enjten (2 tetor) nga mediumi online “botasot.info”.

Çka nuk shkon me titullin?

Megjithëse formati i titujve me dy pika mund të përdoret për të paraqitur një citim, pjesa pas dy pikave nuk kuptohet nëse është një citim i Haxhiut, një shpjegim, përmbledhje ose pasojë e asaj që u tha para dy pikave.


Shenja e pikësimit, dy pikat (:) përdoret kryesisht për të prezantuar një listë, një citat ose një shpjegim që pason pas një fjale të pavarur (fjale e plotë).

Dy pikat në këtë titull e lënë të kuptohet se fjalia pas tyre është një citim apo një shpjegim i veprimit të Haxhiut.

I njëjti artikull është publikuar edhe në faqen e këtij mediumi në Facebook, ku deri në momentin e trajtimit ka marrë mbi 80 komente. Nga përmbajtja e tyre, mund të vlerësohet se lexuesit mund ta interpretojnë fjalinë pas dy pikave në titull si një citim të Haxhiut (shih këtu).


Në kreun e lajmit qartësohet deklarata e subjektit të përfolur në artikull kur thuhet se, “Analisti Baton Haxhiu, në një intervistë për ABC News, e akuzoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti për populizëm dhe “delir politik”, duke thënë se me veprimet e tij rrezikon pavarësinë e Kosovës dhe Pakon e Ahtisarit

Në tekst mungon citimi i drejtpërdrejtë i Haxhiut, andaj hibrid.info ka hulumtuar për deklaratën e pretenduar.

Nga kërkimi u gjet një artikull i publikuar në uebfaqen e mediumit “abcnews.al”, me titullin “’Kurti, mes populizmit dhe delirit’/ Analisti Baton Haxhiu: Po cënon pavarësinë e Kosovës”.

Citati i drejtpërdrejtë i përfshirë në këtë artikull përputhet me deklaratën e pretenduar në artikullin e “botasot.info” (shih këtu).

Deklarata e cituar e Haxhiut:

“Kemi të bëjmë me populizëm. Ky populizëm e ka prekur një gjeneratë që është jashtëzakonisht të re. I ka thithur ideologjinë dhe populizimin e Albin Kurtit. Kushdo që thotë Albin Kurti fitohet lehtë, e ka gabim. E kemi njeri që vuajtjen e konsideron privilegj. Politikisht, është i paarsyeshëm. Bota politike e Kosovës, e ka ndërtuar pavarësinë mbi pako Ahtisari. Brenda kësaj adresohen edhe problemet e grupeve etnike në Kosovë. Ai e do Republikën e tretë, dhe kur e prek Ahtisarin, rrezikon çdo gjë që është krijuar në këto vite. Kompromiset janë në pakon e Ahtisarit. Meqë kemi distancë, prej 15 vitesh prej pavarësisë, zotit Kurti i duket kohë e mjaftueshëm, për ndërtimin e një republike të re, pa Ahtisarin. Kemi një njeri që do një pikë politike në jetën e tij, luftën. Për të treguar se pesha e tij politike është përmes policisë dhe njësisë speciale. Evropianët janë të shqetësuar për pakon e Ahtisaritn. SHBA dëshirojnë që ambasadën e Kosovës ta lënë në nivel të dytë dhe të tretë. Informacioni është i sigurt që një pjesë e amabsadave në botë, kjo është e sigurt. Për ne do ishte lajm i keq.


Në fjalinë pasuese të kreut të lajmit, pas fjalisë se Haxhiu ka akuzuar Kurtin për populizëm dhe “delir politik”, vazhdohet: “Por deklaratat e tij janë pjesë e një narrative të njohur – asaj që vjen nga Beogradi dhe që synon ta paraqesë Kosovën si të brishtë”.

Kjo gjë e qartëson se fjalia pas dy pikave në titull nuk është citat i Haxhiut për Kurtin, por sipas shkrimit, interpretim i veprimeve të Haxhiut.

Megjithatë, paqartësia në titull qëndron edhe në faktin se artikulli është publikuar si lajm që është lloj i gazetarisë informative, ku zakonisht shmangen vlerësimet dhe interpretimet, ndryshe nga gazetaria analitike që i lejon ato.


Hibrid.info ka kontrolluar edhe video e plotë të emisionit “Real Story”, ku ka marrë pjesë si panelist Baton Haxhiu. Në video-materialin e gjetur në kanalin zyrtar të mediumit “ABC News Albania” në Youtube, të publikuar më 29 shtator, nuk është vërejtur se Haxhiu ka vlerësuar narrativat e Kurtit në linjë me Serbinë (shih këtu).

Analiza:

Mediumi online “botasot.info” publikoi artikullin me titullin “Baton Haxhiu sulmon Kurtin: Narrativa e tij është në linjën e Serbisë”. Titulli ka krijuar paqartësi, për shkak të interpretimit të mundshëm të pjesës pas dy pikave (:) në titull nga lexuesit.

Bazuar në mënyrën si është strukturuar titulli dhe për shkak të mungesës së qartësisë, lexuesit në Facebook duket se kanë interpretuar frazën pas dy pikave si citim të Haxhiut. Por, pjesa pas dy pikave ishte interpretim i autorit për deklaratat e Haxhiut dhe jo citim i drejtpërdrejtë i tij.

Artikulli është publikuar si lajm, ku zakonisht shmangen interpretimet dhe vlerësimet subjektive.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson titulllin e këtij artikulli “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere