Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

“Balkan News Truck” përmbyll udhëtimin në Kosovë me ndalesën në Prishtinë

HIBRID

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ishte ndalesa e fundit e iniciativës “Balkan News Truck”, e sjellë nga hibrid.info, duke përmbyllur kështu një seri aktivitetesh në disa qytete të vendit.

Edhe në Prishtinë, qytetarët patën mundësinë të marrin pjesë në kuize dhe diskutime interaktive mbi mënyrën se si krijohet dhe shpërndahet informacioni, me fokus në rëndësinë e mendimit kritik dhe sfidat e dezinformimit në hapësirën mediatike.

Aktiviteti mori një dimension të veçantë me praninë e Olivier Guérot, Ambasador i Francës në Kosovë, i cili vizitoi nga afër këtë nismë dhe u njoh me aktivitetet që synojnë fuqizimin e edukimit mediatik.

Me ndalesën në Prishtinë përmbyllet udhëtimi i “Balkan News Truck” në Kosovë, pas aktiviteteve të mbajtura në Prizren, Mitrovicë dhe Pejë. Nisma do të vazhdojë rrugëtimin e saj në qytete të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Iniciativa “Balkan News Truck” zbatohet nga CFI – Agjencia Franceze e Zhvillimit të Medias, në partneritet me Fondacioni Metamorfozis për Internetin dhe Shoqërinë, dhe me mbështetjen e Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të projektit “Shared Horizons”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere