Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

YouTube, Facebook dhe Twitter bashkohen për të luftuar konspiracionin e vaksinave Covid

HIBRID

Tre nga rrjetet më të mëdha sociale janë zotuar se do t’i bashkojnë forcat me kontrolluesit e fakteve, qeveritë dhe studiuesit për t’u përpjekur të gjejnë një mënyrë të re për të trajtuar dezinformimin.

Siç raporton BBC, shtysa kryesore për ta marrë këtë iniciativë ka ardhur nga rritja e numrit të dezinformatave rreth vaksinave të COVID-19, të cilat po e shtojnë konfuzionin tek popullata globale rreth efikasitetit të tyre. Kjo po ndodh tash, në kohën kur shumë vende po përgatitën të nisin vaksinimin e qytetarëve, për t’i dhënë fund kësaj pandemie.

Nuk është ende e qartë se si do të ndodhë kjo luftë nga këta tre gjigandë (YouTube, Facebook dhe Twitter).

Organizatat e kontrollit të fakteve do të jenë ndërë kontribuesit kryesor në këtë luftë.

Përveç Facebook, YouTube dhe Twitter, në këtë aleancë janë bashkuar edhe Departamenti i Mbretërisë së Bashkuar për çështje digjitale, Kulturë, Media dhe Sport; Instituti i Reutersit për studime të Gazetarisë; Africa Check; Zyra e Këshillit të Privatësisë së Kanadasë, dhe pesë organizata të tjera ndërkombëtare për kontrollimin e fakteve.

Me financim nga Facebook, një kornizë fillestare do të fillojë së aplikuari në janar, duke përcaktuar standarde të reja për trajtimin e dezinformatave, si dhe një sërë synimesh që kanë për qëllim për të gjetur mënyrën më të mirë për t’iu përgjigjur një informacioni të tillë.

Kjo iniciativë e fundit është si përpjekje për të rënë dakord për krijimin e një qasje të përbashkët ndaj dezinformatave për virusin Korona dhe keqinformimit rreth vaksinave.

Lajmin e plotë në gjuhën angleze të publikuar në BBC, mund ta lexoni në vegëzen pasuese:

https://www.bbc.com/news/technology-55005385

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere