Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Premtimi për liberalizim të vizave, lajm i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “gazetaprogresi.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT – Më në fund Lajm i mirë për vizat”.

Ky artikull përmban titull të sajuar që nuk përputhet me tekstin. Gjithashtu lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me premtimin e ish-ministrit të Integrimeve Evropiane në “Qeverinë Kurti”, Blerim Reka, i cili më 3 mars kishte premtuar se deri në fund të vitit Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave.

“Gazetaprogresi.com” ka përdorur këtë lajm të vjetër duke e publikuar atë si aktual.

Teksti i artikullit të publikuar nga “gazetaprogresi.com”:

LAJMI I FUNDIT – Më në fund Lajm i mirë për vizat

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka raportuar për herë të parë para anëtarëve në Komisionin për Integrime Evropiane..

Ministri Reka ka premtuar se deri në fund të vitit Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave.Pavarësisht se tha ai se nuk do të jep data, por do të punojë në këtë drejtim dhe ka shpresa optimiste. Mes tjerash, Reka ka treguar për gjendjen në të cilën ka gjetur ministrinë.

Ministri Reka ka premtuar se deri në fund të vitit Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave.Pavarësisht se tha ai se nuk do të jep data, por do të punojë në këtë drejtim dhe ka shpresa optimiste. Mes tjerash, Reka ka treguar për gjendjen në të cilën ka gjetur ministrinë..

Vegwza e artikullit tw publikuar nga “gazetaprogresi.com”:

https://gazetaprogresi.com/lajmi-i-fundit-me-ne-fund-lajm-i-mire-per-vizat-2/

Blerim Reka këtë premtim e kishte bërë gjatë kohës sa udhëhiqte me Ministrinë e Integrimeve Evropiane. Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://ballkani.info/ministri-reka-premton-viza-deri-ne-fund-te-vitit/

Analiza:

Artikulli i publikuar nga “gazetaprogresi.com” përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin. Gjithashtu lajmi është i vjetër, të cilin e ka publikuar qëllimisht si aktual në mënyrë që të tërheqë lexuesin dhe të përfitojë materialisht përmes klikimeve. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere